TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mushkolaj thotë se me marrëveshjen mes Kurtit e Vuçiqit nuk ka Zajednicë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mushkolaj thotë se me marrëveshjen mes Kurtit e Vuçiqit nuk ka Zajednicë

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, ka folur për vetëmenaxhimi e serbëve që përfshihet në propozimin evropian për të cilin janë dakorduar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mushkolaj ka thënë se në rastin e Kosovës vetëmenaxhimi është pak më i ndërlikuar, pasi thotë se komunat me shumicë serbe kanë disa kompetenca më të mëdha sesa komunat tjera.

“Në rastin e Kosovës kjo është pak më e ndërlikuar, sepse Kosova nuk ka rregullim komunal simetrik. Disa komuna, sidomos në komunat ku jeton një shumicë e komunitetit serb kanë disa kompetenca që janë më të mëdha sesa kompetencat e komunave të tjera. Vetëmenaxhimi do të nënkuptonte aspektin e arsimit, shëndetit, kulturës e të tjera. Të gjitha këto komuna kanë kompetenca më të mëdha për sa i përket çështjeve të kulturës dhe këtu është fjala për të gjitha komunat serbe. Të tilla ne i kemi 10 komuna. Më shumë komuna kemi në pjesën e brendshme të Kosovës sesa në veri të Kosovës, ku kompetencat në kuadër të kulturës janë më të mëdha sesa të komunave të tjera”, ka thënë ajo në emisionin “ResPublika” në Tëvë1.

Sa i përket kompetencës në fushën e arsimit, ish-gjyqtarja ka përmendur çështjen e universitet në Mitrovicën Veriore, i cili thotë se nuk ju shërben komunave, por komunitetit.

“Çështja e dytë që duhet të përmendet është çështja e universitetit, ekziston universitetit në Mitrovicën Veriore dhe i cili universitet nuk ju shërben komunave si etnitete, por ju shërben komunitetit serb që jeton këtu në Kosovë, dhe kjo nënkupton vetëmenaxhimin”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, në fushën e shëndetësisë, Mushkolaj ka thënë se janë dy komuna serbe të cilat janë në shërbim shëndetësor të cilat nuk i shërbejnë komunave, por komunitetit.

“Në kuptim të shëndetësisë, ne gjithashtu kemi shërbime shëndetësore që i kanë dy komuna serbe edhe Mitrovica Veriore edhe Graçanica kanë kompetenca më të mëdha sesa që kanë komunat tjera në fushën shëndetësisë dhe nuk ju shërbejnë komunave dhe çfarëdo lloj funksioni që kanë ato i shërbejnë komunitetit pra nuk kemi tash ne të bëjmë me aranzhmane të tilla, të cilat ishin parashikuar në vitin 2013 dhe komplet edhe konceptin i marrëveshjes së 2013-tës tashmë ndryshon me këtë Marrëveshje që e kemi”, tha Mushkolaj.

Madje, Mushkolaj thotë se me dakordimin mes Kurtit e Vuçiqit nuk ka Zajednicë.

“Ajo parulla ‘Nuk ka Zajdenicë’, vërtetë është realizuar. Me këtë Marrëveshje pra nuk ka Zajednicë ashtu siç është kuptuar atëherë”, tha ajo.

Sa i përket çështjes së lirisë së asociimit, ajo thotë se garantohet me Kushtetutën e Kosovës.

“E sa për liri të asociimit në përgjithësi, liria e asociimit garantohet me Kushtetutën e Kosovës, por garantohet gjithashtu me secilin instrument për të drejtat e njeriut”, shtoi Mushkolaj.

 

Tags: Gjylieta MushkolajMarrëveshja në OhërZajednica
ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, pa të lënduar

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Reuters raporton se raketa Patriot e përfshirë në shpërthimin në Bahrein ka shumë gjasa të jetë operuar nga SHBA

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Begaj takohet me Baba Mondin, uron besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit: Paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën