TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murseli: Kemi rritur sasinë e drogës së konfiskuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Policisë së Kosovës ka shënuar rritje në luftimin e kësaj dukurie. Drejtori i kësaj njësie, Reshat Murseli në një intervistë për Tëvë1 ka treguar se kanë rritur edhe numrin e sasisë së konfiskuar.

by Lindrit Zejnullahu
5 muaj ago
1 0
A A

Luftimi i trafikimit me substanca narkotike në vend, krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rritje.

Të paktën kështu thotë drejtori i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli.

Në një intervistë për Tëvë1, ai tregon se kanë rritur edhe numrin e aksioneve dhe sasinë e konfiskuar të drogës.

“Marihuana është njëra nga drogat që ka qenë më shumë prezente në vendin tonë gjatë këtij viti dhe në aspektin e sasive kemi mbi 900 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë që është konfiskuar nga Drejtoria e Anti-Drogës në bashkëpunim edhe me Agjencione tjera. Pastaj kemi edhe kokainën e cila fatkqësisht është edhe në rritje e sipër, këtë vit është në sasi mbi 18 kilogramë në përgjithësi. Domethënë gjitha këto i ka parapri një punë voluminoze e Policisë së Kosovës, gjegjësisht njësisë Anti-Drogë”, ka thënë ai

Sipas tij, trendit të rritjes së prezencës së drogës së llojit kokainë, nuk po i shpëton as Kosova.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa parandalues, ne kemi hartuar gjatë kësaj kohe plane operative të cilat kanë pasë për qëllim aspektin preventiv, në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale përkatëse kemi pasë aksione të cilat në kuptime të ndryshme kanë pasur një efekt pozitiv që me dhënë mundësinë më pak me depërtu kokaina në vend, por sido që të jetë tendencat e saj janë në rritje e sipër në vazhdimësi. Vetë statistikat dhe vetë rastet flasin që ka pasë tendencë të rritjes, fatkeqësisht tendenca e rritjes është edhe te aspekti i përdorimit”, shprehet Murseli.

Por, a është Kosova vend transit për qarkullimin e llojeve të ndryshme të drogave?

“Është e vërtetuar se Kosova kryesisht përdoret si vend transit i drogave, i të gjitha llojeve të drogave por në veçanti ka qenë e shprehur marihuana, heroina dhe kokaina. Natyrisht edhe kokaina ka qarkullim edhe përmes Kosovës një pjesë, por një pjesë që ne kemi kapë është kryesisht për tregun lokal. Ndërsa marihuana dhe heroina kanë qenë më tepër që kanë qarkulluar përmes vendit tonë nga fakti që thashë pozicioni gjeografik i mundëson, mënyra se si zhvillohet tregtia në Kosovë dhe shumë faktorë ndikojnë që vendi të përdoret si vend transit”, tregon Murseli.

Që nga janari, kjo Drejtori ka iniciuar 622 raste për trafikim me substanca narkotike, ku janë 814 persona të involvuar e 795 prej tyre janë arrestuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën