TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Murati tregon ndryshimet për skemat pensionale dhe sociale, kritikohet nga opozita

nga teve1
13 Shkurt, 2024
0
A A
​Murati tregon ndryshimet për skemat pensionale dhe sociale, kritikohet nga opozita

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për skemën sociale është drejt finalizimit dhe së shpejti do të jetë në Kuvend, porse është kritikuar nga opozita për reformat në pensionale dhe sociale.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjinë legjislative për skemat sociale dhe pensionale për vitin 2024, si dhe planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024, Murat tha se Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me Bankën Botërore, edhe pse me vonesë nga ana e Kuvendit.

Me anë të ligjit, ai shtoi se do të ketë edhe përmirësim sa i përket zbatimit duke shtuar se ideja është që mbështetja të jetë e bazuar në madhësinë e familjes, por edhe në aftësinë për të gjeneruar të ardhura në mënyrë graduale.

“Sivjet do të fillojë pilotimi, siç është paraparë me njërën nga kompanitë e atij projekti, dhe paralelisht jemi duke punuar edhe në ligj. Ligji pak a shumë është drejt finalizimit për skemat apo mbështetjen sociale, dhe do ta kemi shumë shpejt para jush. Por, po presim edhe pilotimin që të ketë informim të bazuar në informacion konkret nga terreni se si do të mund të dukej zbatimi në praktikë, por edhe si mund të informohej nga përvoja që mund të marrim nga pilotimi. Ligji parasheh heqjen e kritereve diskriminuese siç kanë qenë në kategori, ose me ligjin ekzistues janë dy kategori, njëra është familjet që kanë fëmijë nën moshën pesë vjeçare, mund të përfitojnë, është si kriter diskriminues, kurse kriteri tjetër është se nëse nuk plotësojnë kriterin e një fëmije nën moshën pesë vjeçare, i bie që askush nga familjet mos të jetë i aftë për punë… Ka edhe mekanizma tjerë që kemi synuar t’i përfshijmë në ligj e që janë edhe inkurajimi për të punuar, pra familjet të cilët duan të regjistrohen për përfitim në asistencën sociale duhet fillimisht të regjistrohen anëtarët aktiv të aftë për punë dhe të moshës së punës të regjistrohen si punëkërkues aktiv në zyret e punësimit”, deklaroi Murati.

Duke folur për skemat sociale, ai tha se këtë vit do të adresojnë skemat pensionale sa i përket moshave. Siç tha ai do të bëhet një reformë sa i përket kritereve të përfitimit, derisa shtoi se do të ketë përmirësim në zbatimin e tyre.

“Sa i përket skemave pensionale janë disa, mirëpo do t’i konsideroja në disa kategori, por fillimisht çka ne kemi synim që këtë vit të adresojmë dhe që kemi konsideruar më emergjente është çështja e skemave pensionale të moshës. Pra që ka të bëjë me kontributet apo pensionet bazike si dhe pensionet e financiare nga shteti, edhe këtu parashihet të bëhet një reformë sa i përket kritereve të përfitimit, por edhe të bëhet një ridizajnim, ashtu që fondet e pensionit apo kontributet pensionale në Fondin pensional që janë në Trust aktualisht të jenë epiqendra e një pensionisti, kurse shteti të ofertojë sublementimin, apo mbështetjen shtesë për ato raste që kanë nevojë. Kemi raste ku mund të ketë dikush kontribute të larta në findin pensinal dhe kur del në pension e merr edhe pensionin bazik që është në vlerë 100 euro, njësoj sikur ai që s’ka fare kontribute në Trust, ideja është që të riorientohet dhe të bëhet në përshtatje në bazë të nevojës. Mirëpo, këtu ende jemi në konceptim dhe sapo që kemi një koncept përfundimtar do të mund të lëvizim edhe në draftimin e ligjit të cilin do ta sjellim para jush”, tha Murati.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar ministrin Murati për mosmbajtje të premtimeve që kanë dhënë tash e tre vite.

“Keni premtuar ristrukturimin e skemave social dhe pensionale për të ulur varfërinë, por ky projektligj për skemat sociale dhe personale prej vitit 2021 vazhdon të bartet në çdo program legjislativ të qeverisë. Keni premtuar skema për punësim sezonal për familjet që janë asistencë sociale, keni premtuar punësimin e së paku një anëtari të të çdo familje që janë me asistencë sociale, zero deri më tani. Mbështetja përmes subvencionimit, më shumë ka përfitim për bankat sesa për ta. Të varfrit vazhdojnë të përkeqësohet gjendja, ndërsa oligarkët e bankave në Kosovë kanë shifra rekorde për përfitimet në dy vitet e fundit. Keni premtuar ndryshimin e pushimit të lehonisë dhe prindëror, keni premtuar se këtë do ta bëni me ligj, dhe po hymë në vitin e katër të qeverisë tuaj dhe ligj nuk ka… Këtë model që e prezantuat sot nuk e keni në program qeverisës…Me ligjin për pagën minimale keni diskriminuar, veteranët, pensionistët e Trepçës, paraplegjikët, të verbrit dhe tetraplegjikët, si do ta evitoni këtë pabarazi dhe diskriminim ndaj këtyre kategorive, a mund këto kategori të ushqejnë familjen me 170 euro, pasi me këtë shumë nuk iu dalin të blejnë barna për vete”, tha Haxhiu.

Derisa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka pyetur ministrin se sa pensionist kanë përfituar nga skema e re pensionale, pasi sipas tij, janë vonuar në pilotimin e këtij programi.

“Sa pensionist kanë fituar nga kjo reformë që keni bërë… Për skema sociale duhet të ngrihet zhurmë dhe të debatojmë. A po iu duket që është vonë që pas 3 viteve të pilotoni një program”, tha ai.

Anën tjetër, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se asnjëherë nuk është saktësuar se sa është dhënë nga buxheti i vendit përtej numrit të përgjithshëm të fondit të skemës sociale.

“E kam një konstatim që është politik, kjo është fusha kryesore më të cilën ju keni abuzuar me pushtetin të mos trajtimit adekuat të skemës pensionale, por edhe të trajtimit të qytetarëve me nevojë që janë pjesë e skemave të ndryshme sociale. Tri vite të kësaj qeverisje ju fare nuk i keni kushtuar vëmendje as në kuptimin legjislativ as përmbajtjesor, por e keni shndërruar në sektor të shpërndarjes së parasë publikë, një lloj lëmoshë për gjitha këto kategori, asnjëherë nuk është saktësuar sa është dhënë nga buxheti i Kosovës përtej numrit të përgjithshëm të fondit të skemës sociale”, tha Zemaj.

Ndërsa, deputeti nga LVV, Mirsad Shkreta është shprehur i shqetësuar me ligjin për skemat sociale, për çfarë thotë se duhet të ketë një sistem të menaxhimit të dhënave. Sipas tij, nga një numër enorm i përfitueseve të skemave, ka rënë numri në mënyrë rapide.

“Ajo që më shqetëson mua është ligji edhe për skemat sociale, a do të kemi mundësi të kemi një sistem të menaxhimit të te dhënave. Ne kemi qenë dëshmitar që në momente të caktuara për një periudhë kohore shumë të vogël nga një numër enorm i përfitueseve të skemave, ka rënë numri në mënyrëe rapide. Tash a ka rënë skema sociale, nevojtarët, apo ka pas abuzime”, ka pyetur Shkreta.

Lidhur me akuzat nga opozita, ministri Murati tha se një pjesë e madhe e premtimeve janë duke i realizuar, porse sipas tij, jo gjithçka mund të realizohet në vitin e parë.

“Një pjesë të madhe të tyre (premtimeve) po i realizojmë, jo gjithçka mund të realizohet në vitin e parë, aq më tepër kur ka probleme të akumuluara…Ne kemi bërë mjaftë politika që të ofrojmë mundësi të punësimit, duke filluar me masën qeveria për familjet, që është një masë e cila ka rezultuar deri më tani me rreh 2600 të punësuar, pra, anëtar të familjes të cilët nuk e kanë asnjë të punësuar, janë ndërmjetësuar nga Agjencia e Punësimit, dhe punësimi tyre është subvencionuar në mënyrë që ata të gjejnë një vend të punës të rregullt…Çështje tjera ishin edhe disa prej ligjeve te cilat janë në procedurë e sipër, ka disa ligje që merr më shumë kohë reforma, e disa që janë kryer më herët”, ka thënë Murati. /KP/

Tags: Hekuran MuratiMinistri i Financave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

“Goditi tri herë tokën, më pas kokën” – Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 24 vjeçarit në Prizren

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

PD e Sali Berishës del e para në Kukës

PD e Sali Berishës del e para në Kukës

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

“Goditi tri herë tokën, më pas kokën” – Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 24 vjeçarit në Prizren

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

Rasti “Mati”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 2 milionë euro pasuri

PD e Sali Berishës del e para në Kukës

PD e Sali Berishës del e para në Kukës

“Çfarë agimi ky sot”- Edi Rama reagon pasi u numëruan mbi 26% e votave

“Çfarë agimi ky sot”- Edi Rama reagon pasi u numëruan mbi 26% e votave

Përleshje mes pesë personave e të shtëna me armë zjarri në Viti, lëndohet një person

Përleshje mes pesë personave e të shtëna me armë zjarri në Viti, lëndohet një person

Dua Lipa do të performojë në Sunny Hill Festival

Dua Lipa do të performojë në Sunny Hill Festival

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X