TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati thotë se diskutimet për tregti të lirë me SHBA-në nisën në 2023, ka vërejtje për Osmanin

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Murati: Me nivelin e mbështetjes ndaj qytetarëve krahasohemi edhe me shtete si Franca e Austria

Ministri në detyrë i Financave, Hekruan Murati ka reaguar pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për heqjen e tarifave për mallrat nga ShBA, një ditë pasi Trump vendosi tarifa për të gjitha shtetet përfshirë Kosovën.

Ai duke thënë se si qeveri kanë shprehur gatishmëri dhe kanë pasur diskutim për marrëveshje për tregti të lirë që nga viti 2023, ka kritikuar Osmanin që siç ka thënë ai 3 minuta pas letrës së fërguar në qeveri, lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.

Murati ka thënë se këto tema duhet të trajtohen larg medieve.

“Sot pas orarit të rregullt të punës, në lajme lexova që Presidentja e vendit i paska bërë kërkesë Qeverisë që të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga ShBA-të. Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë. Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se qeveria në takime me zyrtarët amerikanë kanë disktuar për një marrëveshje për tregti të litë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qysh në prill të vitit 2023, gjatë vizitës në Ëashington DC, bashkë me zëvendës kryeministrin Bislimi kemi takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë, me të cilët kemi diskutuar ndër tjera edhe temën e një marrëveshjeje për tregti të lirë me ShBA-të. Çështja e marrëveshjes për tregti të lirë është përsëritur nga Kryeministri Kurti edhe në takimet që ka zhvilluar me ish ambasadorin amerikan Hovenier. Gatishmëria jonë si qeveri dhe si shtet për të pasur tregti të lirë e pa asnjë barrierë tarifore apo jo-tarifore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të qëndrojë edhe më tej”, ka thënë tutje ai.

Murati ka thënë se vendimin e Trupm për tarifat e kanë disktuar edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku ka thënë se në bazë të tarifës së vendosur dhe vëllimin e vogël tregtar, nuk pritet që të ketë ndikim të madh financiar.

“Gjatë ditës së djeshme, kemi diskutuar me Kryeministrin në lidhje me implikimet e mundshme që ka vendimi i Presidentit Trump për vendosjen e tarifave ndaj të gjitha shteteve me të cilat SHBA-të kanë raporte tregtare. Fatmirësisht, Kosova bën pjesë në grupin e shteteve që u është vendosur shkalla tarifore minimale prej 10%. Marrë parasysh edhe vëllimin e vogël tregtar që kemi, impakti financiar i pasjes apo jo të një regjimi tarifor ka ndikim të vogël në ekonominë tonë. Gjithsesi, si partnerë e aleatë të përhershëm, synimi ynë është që të rritet vëllimi i këmbimit tregtar, dhe e mbështesim plotësisht parimin e Presidentit Trump për tregti të lirë e pa barriera dhe fer. Kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje për tregti të lirë, që do të shërbente edhe si një shkallë shtesë drejt ngritjes e forcimit të marrëdhënieve të forta që tashmë kemi”, ka shkruar ai.

Shfrytëzoj rastin përmes këtij postimi që të njoftoj Presidenten, por edhe qytetarët, që si kabinet qeveritar ne veçse kemi qenë duke e shqyrtuar këtë temë. Dhe kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë.

Osmani i kërkon Qeverisë që të pezullojë tarifat e importit për produktet amerikane

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën