TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati thotë se borxhi publik është në nivelin më të ulët në Evropë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Murati thotë se borxhi publik është në nivelin më të ulët në Evropë

Deputetët e opozitës kanë debatuar me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shifrat e borxhit publik për vitin 2023.

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, ka raportuar Murati dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore për realizimin e të hyrave për vitin 2023. Murati ka thënë se borxhi publik është në nivelin më të ulët në Evropë. Sipas tij, si Qeveri janë munduar ta stabilizojnë dhe ai është ulur.

“Sa i përket kësaj pike për borxhin publik, mund të them se si qeveri e Republikës së Kosovës jemi munduar që të stabilizojmë borxhin publik, e madje në vitin paraprak kemi pasur rënie në vlerë absolute të borxhit krahasim me vitin 2022, dhe për me tepër rënia është theksuar edhe më tej në terma relativ, pra kur krahasohet si borxh ndaj bruto prodhimit vendor. Nëse flasim me shifra konkrete, pra borxhi ndaj GDP-së në vitin e kaluar është mbyllur me 17.2 për qind e GDP-së në krahasim me vitin 2020 që ka qenë 22.44 për qind. Nëse shihet trajektorja që nga viti 2020 e këndej ka pas rënie të vazhdueshme të borxhit publik, pra vitin e fundit sidomos ka pas rëni edhe në vlerë absolute, pra duke reduktuar kryesisht vlerën e letrave me vlere të emetuara nga Qeveria, kjo si përgjigje ndaj rrethanave të jashtme që kanë qenë, e që kanë të bëjnë me rritjen e normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane e që kjo në terma makroekonomik rezulton edhe më një shtrëngim në kreditim të ekonomisë reale”, ka deklaruar ai, raporton RTK.

Deklarimi i ministrit Murati për ulje të borxhit publik ka nxitur reagim të deputetit Avdullah Hoti.

Sipas tij, borxhi vetëm është mirëmbajtur dhe nuk ka pasur përmirësim të performancës së borxhit publik.

Hoti ka thënë se nuk mund të merret referencë viti 2020 i pandemisë pasi që në atë kohë është rritur kreditimi dhe ka qenë në rritje shkaku i situatës së jashtëzakonshme. Ai ka thënë se 17 për qind e GDP-së ka qenë borxhi edhe në vitet paraprake.

“Nëse e merreni vitin 2019, besoj se kjo duhet të merret. Sot kemi 462 milionë euro më shumë borxh publik, nuk po them se është keq, por t’i citojmë shifrat saktë. Nuk e ke ulje borxhin publik, e ke mirëmbajtur një praktikë të mirë, të etabluar nga qeveria e Kosovës në mbështetje të partnerëve ndërkombëtar, Fondi Monetar në veçanti. Bile ti ke qenë një ndër personat kyç në huazimet gjatë qeverive të kaluara, vet i jep kredi edhe vetes edhe realitetit. Puna jote në borxhin publik shej nuk ja ka lënë këtij vendi, asgjë nuk ke bërë, 17 për qind e ke gjete ”, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka kërkuar sqarime pse nuk është bërë vlerësim kreditor.

Ndërsa Murati ka thënë se në vitin 2023 janë disbursuar 102.4 milionë nga 692 milionë të ratifikuara. Sipas tij, më 2023 në Kuvend janë ratifikuar kredi në vlerë afro 300 milionë euro. Murati ka thënë se janë duke ndërtuar një historik për një trend të menaxhimit të mirë të kredisë.

Për këtë ka ndërhyrë Hoti, duke thënë “mos me mua kështu se kjo është diskutuar gjatë kohës që kam qenë ministër dhe e kemi diskutuar se a të bëhet atë vit apo vitin tjetër”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: Osmani do të ketë kauzë kundër Kurtit, ashtu si ndaj Thaçit

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Smajljaj: LVV përmes krizave po synon rritjen e votës, më 28 dhjetor i funksionoi

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Bugaqku: Nesër duhet të fillojë procesi i zgjedhjes së presidentit, ekziston rreziku të mos ndodhë

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

Ministria britanike e Mbrojtjes: Sulmi ndaj bazës në Qipro nuk erdhi nga Irani

“InfoNata” 03.04.2026

“InfoNata” 03.04.2026

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

Tahiri-Beqa: Zëri s’po ju nihet, Guxo nuk ekziston më

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

City gabon, Arsenali fiton dhe shkëputet në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën