TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Murati sërish kundër tërheqjes së Trustit: Na duhet të paguajmë një “gropë” prej 110 milionë eurosh

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Murati për kritikat e opozitës: Qytetarët e dijnë si kanë punuar ata në të kaluarën

Duke dhënë argumentet e tij sërish kundër një tërheqjeje të mundshme të Trustit, tha se në vend se të rriten pensionet apo mbështetja për familjet me asistencë sociale iu duhet të paguajnë rimbursimin e tërheqjes së herës së parë të Trustit.

“Po ndalem te efekti në ekonomi në financat publike e iniciativës tashmë që ka ndodhur në vitin 2020, tërheqjes së parë prej 10% dhe efekti i saj do të vërehet në financat publike sepse na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë eurosh për ta paguar rimbursimin. Tash në vend se me politika fiskale, me para që i mbledhim për buxhet, të bëjmë politika të reja për të mbështetur qytetarë, apo të rrisim pensionet, apo të rrisim mbështetjen për familjet në asistencë sociale, duhet 110 milionë euro më i marr prej buxheti për t’i rimbursuar ata që i kanë tërheq mjetet në vitin 2020. Kjo politikë e papërgjegjshme ka qenë atëherë kur ka ndodh”, tha ai.

Murati sërish është shprehur kundër tërheqjes së Trustit, propozim që është aktualisht në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë që kjo vetëm do t’i dëmtonte familjet që janë me nevoje e që nuk kane Trust.

“Ndikimi do të ishte kryesisht negativ në ekonomi për shkak se jemi në një ambient inflacionar. Në ambient kur ka presion inflacionar dhe tendencë të rritjes së çmimeve është e vetëkuptueshme në ekonomi që çdo shtim i sasisë së parasë në treg në mënyrë të pavërtetuar krijon presione të reja infalcionale d.m.th. kjo vetëm sa do t’i dëmtonte familjet që janë me nevojë e që nuk kanë Trust. Do të vazhdonin të rriteshin çmimet, e që kryesisht i dëmton ata që janë të papunë por edhe kryesisht punëtorët e sektorit privat që s’kanë kursime në Trust”, vijoi ai.

Ndërsa i përket ankesave që kanë bërë Komunat për projektet e tyre që kanë mbetur përgjysmë për shkak se kompanitë e kontraktuara kanë nënshkruar kontrata me çmime të tjera dhe tashmë ka rritje dhe refuzojnë vazhdimin e projekteve pa u rinegociuar çmimi, sidomos te materiali ndërtimor, ministri ka thënë që janë duke u munduar të gjejnë një zgjidhje, mirëpo kujtoi se kontratat kanë klauzola.

“Ne kemi pas disa takime edhe me disa prej kryetarëve të Komunave por edhe me ministritë e linjës, kryesisht me Ministrinë e Infrastrukturës, sepse këto ballafaqohen dhe jemi dakorduar të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje, megjithatë duhet të kemi parasysh se kontratat kur merren kanë klauzolat e veta dhe duhet të çohen deri në fund. Çdo herë është rreziku i luhatjes së çmimeve, qoftë për lartë apo poshtë. Mirëpo rreziku njërës palë shndërrohet në përftimit te palës tjetër. Në rastin eventual të kishte rënie te çmimeve, asnjë operator ekonomik s’do të kishte ardhur te qeveria të thoshin ‘na ulni çmimin e kontratës sepse po mundem ta gjej më lirë’, pra vetëm e kishte realizuar një fitim më të lartë. Pra këtë rrezik e bartin te dy palët dhe është rrezik i dyanshëm, por megjithatë si qeveri jemi duke paraparë nëse mund të behët diçka në lidhje me ketë temë”, tha Murati. /ksp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

​Ligji për Lojërat Mesdhetare në Kuvend, Gashani: Kjo ngjarje e vendos Kosovën në hartën botërore sportive

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Person mbi veturë në lëvizje, Policia e ndëshkon drejtuesin

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Llaushë të Skenderajt, rasti po hetohet

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën