TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati: Qeveria do t’i ndajë mjetet për kompensimin e dëmeve të vërshimeve në mbledhjen e radhës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ministri Murati thërret konferencë për medie

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se vlerësimi i dëmeve nga vërshimet është bërë nga një Komision qeveritar dhe se ndarja e buxhetit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Gjatë raportimit në Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka thënë se vonesat në vlerësimin e dëmeve janë bërë për shkak se Komisioni ka bërë vlerësimin total dhe jo individualisht.

Pastaj sipas tij, Ministria ka kërkuar nga ky Komision që vlerësimi të bëhet individualisht dhe se sipas tij, kjo tani më është bërë.

Ai tha se nga vlerësimi i dëmeve që është bërë nga ky komision, shuma është 34.8 milionë euro.

“Ky Komision ka qenë i ngarkuar që të mbledh informata sa i përket dëmeve. Çka ka ndodhur gjatë kësaj kohë ka qenë një raport me vlerësim për secilën komuna por nuk ka pasur vlerësim për individualë. Kemi kërkuar që të kemi lista të detajuar për secilën familje dhe kjo është bërë. Tani që i kemi të gjitha informata në mbledhje e radhës do ta trajtojmë si pikë të rendi të ditës”, tha ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pati kritika në adresë të ekzekutivit, për mos ndërmarrjen e hapave për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet, raporton EO.

Sipas tij, nga ato vërshime ka pasur familje që kanë mbetur dhe pa shtëpi dhe se Qeveria nuk u ka dalë në ndihmë.

“Këtu njerëzit kanë mbetur pa shtëpi. Si me kuptu këtë Qeveri që nuk ju del në ndihem njerëzve”, tha ai.

Kritika ndaj Muratit pati edhe Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Tha se Qeveria është duke i konsideruar qytetaret si të dorës së dytë.

“Është shumë për keqardhje që duhet me kërku raportim për mbështetje të qytetarëve. Është për keqardhje se qytetari nuk duhet të trajtohet si të dorës së dyte dhe kjo që po e bënë qeveria Kurti është pikërisht kjo. As një cent deri me tani nuk kanë marr qytetarët ndihmë nga Qeveria. Nga sot sa më parë me i qit ato mjete në gjirollogarit e familjeve të prekura”, tha ai.

Në përgjigjen e tij, shefi i kuletës së shtetit, ka thënë se pritë që listat e vlerësimeve të jenë të kompletuara dhe se forma e ndarjes së mjeteve do të jetë e drejtë dhe e barabartë.

“Kërkesa ka qenë që të jenë sa më të kompletuar listat që të mos kemi pastaj situata ku një listë preliminare e trajtojmë dhe mendoj se e kemi shumën për ta mbuluar të plotë ndoshta dhe kur vjen lista tjetër del që dëmi është shumë me i madh se sa është vlerësua. E pastaj këtë listën e dytë duhet me trajtu me 50 për qind, kjo do të ishte padrejtësi dhe këtu ka qenë pse kemi dëshiruar që ta kemi pasqyrën e plotë të vlerësimit të dëmeve që më pas të procedojmë dhe ta kemi një trajtim të barabartë. Në mbledhjen e radhës të Qeverisë do ta kemi si pikë të ditës”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën