TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Murati: Nga fillimi i mandatit u punësuan 31 mijë gra më tepër në tregun e punës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Murati: Nga fillimi i mandatit u punësuan 31 mijë gra më tepër në tregun e punës

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se avancimi i rolit të gruas në shoqëri është thelbësore, raporton teve1.info.

Sipas Muratit, si rezultat i shtesave për fëmijë dhe për lehona, nga Qeveria e Kosovës ka rezultuar që gjithsej 90 mijë gra për herë të parë të hapin konto bankare.

“Çysh në fillim të  mandatit kemi ndërmarrë masa të cilat kanë dhënë kontributin e tyre që të ketë sadopak një avancim, e ky avancim mund të dëshmohet edhe në numra. I kemi shtesat për fëmijë prej të cilave janë 190 mijë gra përfituese direkte si dhe shtesat për lehona të papuna të cilat përfituese gjithsej deri më tani janë 50 mijë gra. Çka ka ndodhë ose çka ka rezultu prej këtyre masave është që 90  mijë gra për herë të parë kanë hapë konto bankare se s’kanë pasë më herët, e po besoj ky ka qenë një hap i domosdoshëm drejtë fuqizimit dhe pavarësimit financiar të grave sadopak simbolik. Por është hap i parë që në vijim mund të përforcohet duke u integru në tregun e punës”, tha Murati.

Derisa theksoi se aktualisht në fund të tetorit janë deklaruar 142 mijë e 659 gra të punësuara në Kosovë, ku sipas tij,  janë rreth 31 mijë gra më tepër të integru në tregun e punës sesa në qeveritë e kaluara.

“Në tërësi nëse i shohim shifrat që prej ditës kur kemi marrë mandatin e deri më tani, pra në fillim të mandatit kanë qenë 11 mijë e 827 gra të punësuara që kanë punu dhe kanë marrë pagë. Aktualisht në fund të tetorit i kemi të deklaruara 142 mijë e 659 gra të punësuara, pra janë rreth 31 mijë gra më tepër që janë integru në tregun e punës, e që paraqet më shumë se 50 për qind të gjithë punësimeve të reja. Pra jemi në trend të mirë që disbalancin që ka qenë në tregun e punës ku shumica e të punësuarve kanë qenë burra gradualisht po shkojmë duke e afru drejt balancit 50/50”, shtoi Murati.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka lansuar sot masën e punësimit për gratë e mbijetuara të dhunës. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

Kurti tregoi edhe procedurat e punësimit përmes kësaj skeme, të grave të cilat janë viktima të dhunës në familje.

Teksa theksoi se Ministria e Financave do të subvencionojë 70% të pagës së të punësuarave për gjashtë muaj./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Osmani: Kosova më e sigurt kur Amerikën e ka përkrah

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Baker pritet me nderime shtetërore nga Maqedonci

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e mitur sulmohen fizikisht në Dragash

Osmani pret në Presidencë David Baker

Osmani pret në Presidencë David Baker

Shtatë palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Sulmohen dy policë në Viti, reagon sindikata

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Në Prishtinë do të mbahet marsh paqësor në mbështetje për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X