TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Murati: Ka deputetë nga opozita që dëshirojnë të votojnë për Haxhiun, por s’po i lejon partia

by TËVË 1
2 vjet ago
3
A A
​Murati: Ka deputetë nga opozita që dëshirojnë të votojnë për Haxhiun, por s’po i lejon partia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se deputetë nga partitë opozitare kanë shprehur vullnetin që të votojnë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, mirëpo qëndrimet partiake sipas tij po ua pamundësojnë një gjë të tillë.

Sipas tij, nëse ka kufizim të të drejtës së votës, po ndodh tek partitë e tjera parlamentare që po votojnë siç tha ai kundër zhbllokimit të Kuvendit.

Pas dështimit për herë të tetë të konstituimit të legjislaturës së tetë, Murati përsëriti se nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja, mirëpo janë të gatshëm për një gjë të tillë.

“Ka akuza që po kërkohet të votohet me zor. Përkundrazi ne kemi dëgjuar që deputetë individualë që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën e tyre që të votojnë për dhe tejkalohet kjo bllokadë. Por janë qëndrimet politike të subjekteve të tyre që nuk i lejojnë të ndahen nga grupi parlamentar dhe vota uniforme që e kanë si grup. Nëse ka kufizim të drejtës për votim ka në këto parti që insistojnë të votojnë kudër apo mos të marrin pjesë fare në votim. Ajo çka po kërkon opozita që ne t’i sigurojmë vet votat si parti fituese dhe jo të jetë obligim i të gjithë deputetëve, kjo na rezulton me situatën që ne mos t’i votojmë kandidatët e tyre për nënkryetarë”, tha ai.

Në anën tjetër, ai insistoi se nuk do të heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, përkundër që në gjashtë tentime nuk i mori 61 votat e nevojshme për këtë post.

Ai akuzoi partitë tjera në Kuvend se po bllokojnë konstituimin e Kuvendit.

“Kuvendi po dështon dhe nuk po arrin të konstatoj vetveten. Kjo vjen si rezultat për shkak që një pjesë e deputetëve refuzojnë të votojnë për kandidaten të cilën e kemi propozuar ne si fitues të zgjedhjeve. Kjo e drejt na garantohet dhe është përcaktuar në Kushtetutë. Kjo situatë po vjen për shkak të atyre që nuk po votojnë për. Të njëjtit ankohen se ka bllokim të situatës dhe Kuvendit. Bllokadë do të ishte nëse ne do të vepronim siç kanë bërë ata në të kaluarën që mos të propozojnë fare kandidat në seancë dhe pastaj kjo të zvarritet deri sa ne të arrijmë marrëveshje politike sikurse ka ndodhur me ata. Kur posti i kryetarit të Kuvendit ka qenë pjesë e diskutimeve politike për formimin e qeverisë. Në rastin tonë propozimi i kandidates për kryetare të Kuvendit është bërë në kuadër të konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rruga formimit të qeverisë”, theksoi Murati.

Sa i përket zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, Murati tha se nuk janë të interesuar mirëpo të gatshëm nëse shihet si zgjidhja e fundit.

“Ne nuk jemi të interesuar, por nëse duhet patjetër që të shkojmë dhe ai mbetet opsioni i fundit ne jemi të gatshëm. Vazhdojmë të insistojmë t’i jepet një zgjidhje kësaj bllokade në Kuvend”, përfundoi Murati.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën