TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Murati flet për ngecjet në realizimin e projekteve dhe për përplasjen me Eman Rrahmanin

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Murati: Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë do të bëhet me ligj të ri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se arsyeja pse nuk po realizohen projektet e reja kapitale të parapara për tremujorin e parë të këtij viti, janë procedurat që nuk po mund të zhvillohen me kohë. Shkak i kësaj sipas tij, janë procedurat e tenderimit dhe kontratat.

Ministri Murati ka folur pas mbledhjes së Komisionit edhe për debatin që ndodhi me deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani gjatë prezantimit të raportit vjetor financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndërkaq sa i përket realizimit të projekteve ekzistuese, ai tha se këtu ka të bëjë me kushtet e kohës, që shpeshherë po e pamundësojnë realizimin e projekteve.

“Për vitin 2023, tremujorin e parë në përgjithësi, për projektet e reja nuk mund të zhvillohen procedurat, sepse deri të behet tenderi, nënshkruhet kontrata, shkon tremujori parë. Për projektet ekzistuese rëndom, sidomos ato infrastrukturore, çështja ka të bëjë me kushtet e kohës, ambientale, të cilat shpeshherë pamundësojnë që të kryhen punët në tremujorin e parë. Megjithatë, trendi është rritës dhe ka shpenzime, është rreth 50 ose 60 për qind aktualisht më shumë sesa viti paraprak periudha e njëjtë, pra ka ritëm më të përshpejtuar dhe deri në fund të vitit do të kemi një realizim shumë më të mirë. Do të kujtojmë që vitet paraprake, ka qenë një projekt, kryesisht autostrada që ka marrë 200 milionë euro në vit, pjesa tjetër kurrë nuk e ka kaluar 300 milionëshin si shpenzim vjetor. Ne vitin e kaluar kemi pas 420 milionë euro investime kapitale, që përafërsisht i bien rreth 5 për qind e GDP-së, që besoj është në linjë me trendin e rajonit që sillet 4 deri 7 për qind të GDP-së”, tha Murati.

I pyetur nëse ka për qarje brenda LVV-së pas debatit që ndodhi të hënën me deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka mohuar një gjë të tillë.

Ai tha se nuk ishte një debat, ishte një deklarim nga vet deputeti për punën e asistentëve e këshilltarëve.

“Nuk ishte debat, kishte një deklarim nga deputeti Rrahmani që e sqaroi punën edhe të asistentëve e këshilltarëve…besoj se të gjitha mund ta verifikoni, sa numër të këshilltarëve kemi…Madje unë numrin e këshilltarëve e kam më të ulët sa më lejohet, nuk është se kam plotësuar gjithë stafin sa i përket numrit të këshilltarëve. Por, është e rëndësishme që Kuvendi ta jep mbështetjen ndaj qeverisë në mënyrë që të shtyhen politikat përpara, sepse kemi parë qoftë me ligjet e kaluara, në marrëveshjet ndërkombëtare si po vonohen, kjo pastaj kushton për qytetarin. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk do duhej të vonoheshin, do duhej të votoheshin si çdoherë”, tha Murati.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, pati përplase ndërmjet deputetit nga LVV, Eman Rrahmani dhe ministrit të Financave, i cili akuzoi ministrin Murati për fjalë të pavërteta

“Sa asistentë kanë deputetët, thuaje, pasi ka më pak. Mos fol të pavërteta se nuk kanë marrë gjithë deputetët. Nuk mund të flasësh të pavërteta, edhe nëse i marrim të gjithë, ju sërish më shumë se deputetët që kanë. Sa këshilltar janë gjithë komplet nëse jep kësi vlerësime. Ku e ke problemin me deputetë, pse duhesh t’i sulmosh sa herë vjen në komision. Sa është numri?”, ka pyetur Rrahmani.

Mes tjerash, Murati pas mbledhjes së Komisionit foli edhe për të hyrat vetanake të komunave. Ai tha se në mbledhje e radhës të Qeverisë do ta procedojnë projektligjin e ndryshuar dhe të plotësuar.

“Ne do ta procedojmë në mbledhje e radhës të qeverisë projektligjin e ndryshuar dhe të plotësuar në mënyrë që të shtohet, pra të korrigjohet ai Amendamenti i gabuar që është bërë fatkeqësisht, dhe të sigurohemi që do ti kenë të hyrat vetanake. Megjithatë atë bëhet fjalë për të hyrat vetanke të viteve 2021 me herët, të hyrat vetanake të viti 2022 tashmë i kanë komunat. Pra, ato që i kanë votuar në kuvende komunale, mbi 50 milion euro i kanë në dispozicion. Po ashtu buxheti i komunave për vitin e ardhshëm është paraparë që të jetë diku 740 milion euro. Buxheti komunal i komunave në Shqipëri që është më shumë se dyfishi i numrit të komunave këtu është 850 milion euro. Vetëm këtë krahasoni 740 me 850 kur atje është dyfishi, nuk bëhet fjalë për bllokim apo për ndalje të buxhetit të komunave. Përkundrazi siç kemi thënë edhe me herët dhe i keni parë, për shembull vitin e kaluar ka pasur deklarim që patën thënë komunat që qeveria do të na lë pa buxhet, në gusht ka qenë ky deklarim i Asociacioni të Komunave të Kosovës e që doli e pa vërtetë. Në vazhdimësi ka këso pretendime që në fund po rezultojnë të pavërteta”, tha mes tjerash Murati.

Këto komente, Murati bëri pas raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me shqyrtimin e raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj

Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Dyshohet se sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet një person në Novobërdë

Nën kërcënimin e sëpatës një personi në Gjilan i grabiten zinxhiri dhe ora e dorës

Një punëtor vdes dhe tjetri lëndohet nga rrëzimi i autovinçit në Ferizaj

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj

Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Dyshohet se sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet një person në Novobërdë

Nën kërcënimin e sëpatës një personi në Gjilan i grabiten zinxhiri dhe ora e dorës

Një punëtor vdes dhe tjetri lëndohet nga rrëzimi i autovinçit në Ferizaj

Raportohet i zhdukur një shtetas i huaj në Prishtinë

Raportohet i zhdukur një shtetas i huaj në Prishtinë

Propozohet sërish votim i fshehtë për kryeparlamentar

Nga sot hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve

Nuk është 10 mijë, ekspertët e shëndetit tregojnë numrin e hapave që duhet të bëni në ditë!

Nuk është 10 mijë, ekspertët e shëndetit tregojnë numrin e hapave që duhet të bëni në ditë!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X