TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati flet për kompensimin e qytetarëve për rrymën në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Murati flet për kompensimin e qytetarëve për rrymën në veri

Ministri i Financave dhe Transferëve, Hekuran Murati ka thënë se meq sa ka informacion vendimi i kaluar i Gjykatës Themelore e obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, të gjejë mekanizim për kthimin e parave të qytetarëve të Kosovës, të cilëve padrejtësisht i është faturuar shpenzimi i energjisë për këtë komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.

Ai i pyetur për vendimin e fundit të Gjykatës Supreme,  e cila ka konstatuar se qytetarëve i është faturuar pagesa e energjisë për atë pjesë të vendit në mënyrë të pa drejtë, ka thënë se i takon gjykatës dhe ZRrE-së të jap shpjegime.

Murati ka thënë se Qeveria është e gatshme të ndihmojë që të gjendet mekanizma për zbatim sa më të lehtë të këtyre vendimeve.

“Nëse s’gaboj vendimi i kaluar i Gjykatës Themelore ka obliguar ZRrE-në të gjej mekanizimin për tu kthyer qytetarëve këto mjete dhe konsideroj se kjo pyetje duhet shtruar Gjykatës që e ka marrë vendimin qofte edhe ZRrE-së. Ne si Qeveri çdo herë jemi të gatshëm për të mbështetur qytetarët apo mekanizmat tjerë që të gjejmë zbatim sa më të lehtë të masave apo vendimeve të tilla”, ka thënë Murati të mërkurën, raporton teve1.info.

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Sipas Supremes nuk janë të qëndrueshme pretendimet lidhur me arsyetimin e mosinkasimit në katër komunat e veriut me shkaqe sigurie dhe mospasjes qasje në leximin e njehsorëve në atë pjesë, sepse Supremja konsideron se nuk justifikohet që qytetarët tjerë për këto arsye të ngarkohen me pagesën e energjisë elektrike të harxhuar pa një bazë ligjore.

Prandaj, sipas Gjykatës Supreme, me këtë faturim dhe pagesë është bërë trajtim jo i barabartë i qytetarëve të Kosovës, e që bie ndesh me nenin 55 paragrafi 4 i Kushtetutës, trajtim i pabarabartë, të cituar si në aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, sepse është bërë kufizim i të drejtave të njeriut.

“Andaj bazuar në nenin 194 të LMD, konsumatorët, të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lindë e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”, thuhet në vendimin e Supremes.

Që nga pas lufta qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës kanë paguar faturat e energjisë elektrike edhe për qytetarët në katër komunat veriore të vendit./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Katari mbulon shpenzimet e hoteleve për turistët e bllokuar

Katari mbulon shpenzimet e hoteleve për turistët e bllokuar

Irani thotë se lufta do të përfundojë “kur të ndalet agresioni ndaj tij”

Irani thotë se lufta do të përfundojë “kur të ndalet agresioni ndaj tij”

Konflikti SHBA‑Izrael‑Iran çon në anulimin e një të tretës së fluturimeve në Lindjen e Mesme

Konflikti SHBA‑Izrael‑Iran çon në anulimin e një të tretës së fluturimeve në Lindjen e Mesme

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

GP i LDK-së shpreh gatishmëri të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Gjakovë

Kupa e Italisë, Como pret Interin

Kupa e Italisë, Como pret Interin

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

186 raketa janë lëshuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i konfliktit, njofton vendi

186 raketa janë lëshuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i konfliktit, njofton vendi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën