Njëra nga temat kryesore në këtë fushatë zgjedhore është energjia elektrike.
E ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati tha se vendi ka çmimin më të lirë në Evropë për energji elektrike.
“Kosova vazhdon ta ketë çmimin me të ulët në Evropë të energjisë elektrike. Sipas ASK-së, kostoja e energjisë elektrike është tetë centë, mesatarja. Kjo është edhe me Eurostat”, ka thënë Murati.
Madje Murati në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1 , foli edhe sa i përket importit të energjisë elektrike dhe çmimit të saj.
“E vërtetë që një pjesë e energjisë elektrike duhet të importohet, sepse fatkeqësisht vendi nuk e mbulon të gjithë konsumin me prodhimin që e gjeneron brenda, pra një pjesë duhet të importohet. Dhe nëse çmimi i importit ka qenë 50 e 60 euro megavati, tash në bursat ndërkombëtare, në vitit 2022 ka shkuar në 700 euro megavati, pra është dhjet fishkur dhe ai impakt vërehet këtu. Megjithatë shteti ka ndërhyrë që ta absorboje shumicën e “shokut” apo të “tronditjes” nga çmimet globale dhe kësisoj e ka minizu impaktin apo rritjen e çmimeve të energjisë, por edhe produkteve tjera”, është shprehur ai.
Por me deklaratat e Muratit, nuk po pajtohet kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri.
Ymeri që është eksperte për energji thotë se këto deklarata janë kontradiktore.
“Çmimin e energjisë në Kosovë më të lirë e ka Veriu i Kosovës, komunat veriore. Pra nëse veriu i Kosovës është pjesë e Evropës automatikisht deklarata e Hekuran Muratit bjen. Se veç veriu mrena, qoftë sovraniteti sipas tyre në shtrirje cep më cep e ka energjinë elektrike ma shtrenjtë se na. Tjetra çka ka thanë ai që mundet me ndiku në bursa ndërkombëtare njëkohësisht ka pasur referencë në rritjen e çmimit në bursë bjen në kontradiktë me vetveten sepse nëse çmimi rritet në bursë, ti s’mundesh me ndiku në bursë ndërkombëtare edhe e kundërta. Sa i përket rritjes së çmimit në bursa ndërkombëtare çmimi është stabil tani qe dy vjetët e fundit, mirëpo rritja e faturave të energjisë elektrike ka ndodhë në vitin 2024 sepse është importu në sasi, jo pse çmimi ka qenë shumë i naltë, e jo që ka dallim me vitin 2023. Njejtë është duke ndodhë edhe në vitin 2025, jo që ka pasë krizë, jo që çmimi është rritë në mënyrë të konsiderueshme por sasia e importit e bënë që ka gjasë shumë që kemi me përfundu në rritje të faturave të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.
Situatën me energjinë, Ymeri e sheh në kolaps sikur në vitet e para dhe pas luftës.
“Situata energjetike sidomos dje nuk ka qenë asnjëherë më keq. Rritja e importit në këtë vit është ekstra, 247 milionë euro pa dhjetor, nuk ka pasë import të regjistrum më herët përveç në vitin 2001/02 ndoshta që nuk e kanë regjistru importin në energji elektrike. Pra jemi kthy në situata para dhe pas luftës. Qe ku e kanë pru zhvillimin ekonomik në Kosovë. Gjithashtu dje ka shku vetëm bartja e energjisë elektrike prej kufirit Maqedoni – Kosovë mbi 1 milionë euro. Situata është kolaps energjetik, tjetër është çka munet me iu referu ministrat në detyrë, mirëpo unë e thom me plot vetëdije që nuk kanë pasë lidhje në menaxhimin e energjisë elektrike, sektrorit energjetik, edhe kanë përfunduar në import rrjedhimisht në fitime të tregtarëve të energjisë elektrike”, u shpreh Ymeri.
Për faturat e muajit dhjetor, qytetarët e Kosovës janë ankuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike të dyfishtë.






