TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati: Digjitalizimi i pagesave parandalon financimin e aktiviteteve ilegale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Murati: Digjitalizimi i pagesave parandalon financimin e aktiviteteve ilegale

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka organizuar të mërkurën takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave, përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të akterëve të ekosistemit të tregut të pagesave në Kosovë.

Aty u tha se qëllimi i kësaj ngjarje është riorganizimi dhe funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Pagesave (KKP), përditësimin mbi zhvillimet e infrastrukturës ligjore dhe teknike në fushën e pagesave dhe përcaktimin e një plani kombëtar për përfshirjen financiare dhe reduktimin e përdorimit të parave të gatshme.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se digjitalizimi i pagesave ka shumë përparësi, pasi parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale.

Ai tha se kjo formë po ashtu e zvogëlon edhe barrën administrative dhe eliminon përdorimin e parave fallso.

Murati tha se si ekzekutiv janë të gatshëm që ndihmojnë këtë sistem që të zhvillohet sa më shpejt.

“Digjitalizimi si i tillë ka shumë përparësi dhe shumë përfitime. E para do të thosha që sa i përket aspektit ekonomik e zvogëlon barrën administrative, e dyta pastaj e zvogëlon edhe koston e operimit dhe e treta i jep një dozë të integriteti çdo transaksioni duke qenë se është e sigurti që po bëhet këmbim apo transaskioni me para të vërteta dhe eliminohet kjo çështja e parave false dhe të manipuluara dhe në anën tjetër e parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale apo edhe shpëlarjen e parave dhe ekonominë informale”, tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, tha se një sistem i zhvilluar i pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro dhe zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave.

Efekt tjetër pozitiv sipas tij është edhe zvogëlimi i efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar dhe rritjen e stabilitetit financiar duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre. Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që bizneset konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime. Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i Pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, tha Ismaili.

BQK ka nisur ndërmarrjen e veprimeve në kuadër të Planit Strategjik 2024-2028 për aktivitetet të cilat janë planifikuar dhe që lidhen me fushën e sistemit të pagesave siç janë:Avancimi i infrastrukturës ligjore dhe teknike të BQK-së për anëtarësim në Skemën e Pagesave SEPA dhe qasje në Sistemin e Pagesave të Shpejta të BE (TIPS); Zhvillimi i infrastrukturës teknike për mundësimin e pagesave të shpejta 24/7, krijimi i QR Kodit kombëtar dhe standardizimi i API-së për ndërlidhje të sistemeve; Reduktimi i pagesave me para të gatshme si dhe promovimi i pagesave elektronike./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti kritikon VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti: Qeveria shkeli ligjin, nuk e miratoi buxhetin për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

RrGGK reagon për protestat për Arlinda Zekajn, dënon sulmet ndaj aktivistes Molliqaj

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen gjashtë persona, dy në kërkim

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën