Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i skuadrës së Ferizajt.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Ferizaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kemi arritur marrëveshje dhe ai do të jetë trajner i ri për edicionin e ardhshëm”.
Munishi ka qenë tek disa skuadra të njohura në Superligë, por tashmë karrierën do ta vazhdojë në Ligën e Parë.