TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Mungon ministri Aliu, deputetët përplasen në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​Mungon ministri Aliu, deputetët përplasen në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike

Mungesa e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu për raportim në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike ka bërë që deputetët e pozitës dhe opozitës të përplasen në mbledhjen e së martës. Anëtarët e komisionit nga opozita e konsideruan papërgjegjësi të madhe mungesën e ministrit Aliu, siç thanë për të dytën herë radhazi, derisa e vlerësuan si shqetësues, madje ftuan prokurorinë të hetojë kontratat njëburimore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në anën tjetër, deputetët e mazhorancës e arsyetuan mosprezencën e ministrit Aliu, megjithatë potencuan se nëse i njëjti nuk vjen javën e ardhshme, raportin do të dërgojnë për shqyrtim në seancë plenare.

Kryetarja e komisionit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se edhe në bazë të Raportit për Vendin nga BE-ja është vënë në pah se mbi 20 për qind të kontratave të prokurimit publik janë më tender një burimor.

Reklamë

“Unë po i referohem raportit të vendit të Komisionit Evropian, i cili është publikuar në fund të vitit 2023 dhe thotë se 20 për qind e kontratave të prokurimit publik nga qeveria, janë pa publikim të njoftimit për kontratë. Kjo nënkupton se janë tender njëburimor apo tender të negociuar”, tha ajo.

Megjithatë, deputetja e LVV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, tha se raporti i auditimit është i rëndësishëm dhe duhet të diskutohet në praninë e ministrit Aliu.

“Nuk është e vërtet se nuk iu është përgjigjur ftesave të komisionit tonë. E dyta, mendoj se është një raport i rëndësishëm për shkak se diskutohet për projekte që kanë filluar qysh në vitin 2018-2019, siç është rruga Plavë-Deçan, rruga Dollc-Gjakovë që është shumë me rëndësi me u përfundua. Do të kemi shumë pyetje për këto çështje sepse janë të rëndësishme dhe këto projekte duhet njëherë e përgjithmonë të përfundojnë. Po ashtu një çështje tjetër që është evidente në raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit tek komentet e kam pa se ka shumë mospajtime nga ministria në lidhje me të gjeturat, që janë kontestuar në një masë të madhe”, theksoi ajo.

Më kritik u shfaq deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili tha se në bazë të raportit shihen qartazi dobësitë në sistem sa i përket menaxhimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve si dhe, siç tha legjitimitetit që po i bëhet keqpërdorimit të parasë publike.

“Është një papërgjegjësi e madhe e ministrit, pikërisht për shkak të arsyeve që përdorët ju edhe kryetarja por edhe deputeti Korenica. Realisht kur ofrohen mundësitë për disa data të takimit dhe konfirmohet nuk mund të flasim për asnjë gjë tjetër, përveç se një dështim i ministrit që të jetë këtu. Ai mund të ketë arsye dhe takime të tjera, por çdo ministër e ka për obligim që t’i formalizojë agjendat në bazë të mbledhjes së komisionit…Raporti në mënyrë të qartë tregon praktikën që është duke u bërë, sidomos për çështjen e rrugëve që ndërtohen të reja, për dobësitë në sistem sa i përket menaxhimit të punimeve dhe një legjitimim që i bëhet keqpërdorimit parasë publike”, deklaroi Qalaj.

Në anën tjetër, deputeti tjetër i LVV-së, Halil Thaçi kërkoi që mos t’i bëhet gjyqi publik ministrit Aliu, mirëpo të pritet javën e ardhshme kur të jetë ai prezentë të sqarohen të gjitha paqartësitë.

“Unë jam ardhur këtu me shqyrtua raportin e auditimit, jo me ia bërë gjyqin ministrit. Jo me ia bërë gjyqin”, theksoi Thaçi, deputet i mazhorancës.

Mirëpo, atij i reagoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili ftoi prokurorinë ta marrë këtë raport dhe siç tha t’ia bëjnë gjyqin ministrit Aliu për të gjitha keqpërdorimet në dikasterin që drejton.

“Unë nuk jam me ia bërë gjyqin ministrit. Por nëse ky raport shkon në prokurori. Fatmirësisht se pushtetet janë të ndara dhe jam shumë optimist se ky raport ka me shkua në prokurori dhe ftoj të merren me këtë raport dhe jam optimist se gjyqin kanë me ia bërë ata që duhet me ia bërë”, tha ai.

Pas debatit, anëtarët e komisionit u pajtuan që ta ftojnë sërish ministrin Aliu për raportim me datën 27 shkurt./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Suedia shpall listën për Kosovën, nuk ftohet Zeneli

Suedia shpall listën për Kosovën, nuk ftohet Zeneli

Beshiktashi konfirmon lëndimin e Rashicës

Rashica në dyshim ndaj Lausannet

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

Xherdan Shaqiri në kërkim të ëndrrës së fundit: Rikthimi me FC Basel në Ligën e Kampionëve

Shaqiri synon kthimin në Champions

Ndryshon pista për Kristjan Asllanin, Torino do ta huazoj lojtarin e Kombëtares

Asllani me mesazh emocional për tifozët e Interit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X