TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mungesë të punëtorëve në 148 profesione, Gjermania kërkon forca pune

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Mungesë të punëtorëve në 148 profesione, Gjermania kërkon forca pune

Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kisha rezervuar një tavolinë për të,” thotë në telefon pronari i restorantit, “por për fat të keq nuk kisha askënd që të gatuante”. Kjo histori tingëllon si shaka, por është në fakt serioze. Në Gjermani mungojnë kuzhinjerët, ndihmësit në kuzhinë dhe forcat e shërbimit. Dhe nga mungesa e fuqisë punëtore nuk vuan vetëm gastronomia.

Trenat nuk nisen më sepse nuk ka trenista. Në aeroporte valixhet mblidhen sipër njëra tjetrës, sepse nuk ka dikë që të merret me shkarkimin. Në pikat e kontrollit të sigurisë udhëtarët shfryjnë nervat e ngritura kur humbasin fluturimin për shkak të rradhëve të gjata të pritjes, kopshtet e fëmijëve refuzojnë pranimin e fëmijëve, sepse mungojnë edukatorët, shkruan DW

Mungesa në 148 profesione

Në një sondazh të bërë nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, e cila përfaqëson interesat e miliona ndërmarrjeve nga industria, tregtia dhe shërbimet, 56 përqind e ndërmarrjeve ankohen për mungesën e puntorëve dhe e quajnë këtë mungesë si një nga rreziqet më të mëdha për biznesin.

Agjencia Federale e Punës ka rradhitur aktualisht mungesë fuqie punëtore në 148 profesione. 122 profesione të tjera ndodhen nën vëzhgim. Tetë muaj zgjat mesatarisht deri sa një strehimore të moshuarish të gjejë një punonjës kujdestar për shëndetin. Firmat e ndërtimit duhet të llogarisin pritje gjashtë mujore deri sa të gjejnë një punëtor ndërtimi. Në të gjithë Gjermaninë janë shpallur vakant 1.7 milionë vende pune.

Nuk mungojnë vetëm forcat e specializuara

“Për të shitur shërbimet tona ne kemi shpërndarë njoftime pesë deri dhjetë vjet me radhë. Sot ne bëjmë reklama në të gjitha llojet e mediave për të fituar punonjës të rinj”, thotë Markus Winter, drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve, IDS, në Baden-Vyrtemberg. Firma ka 750 punonjës dhe kërkon personel në më shumë se 20 profesione duke filluar nga teknikë bravash, tek bojaxhinjtë, punonjësit e ngarkim shkarkimit, punonjësit e montimit dhe shoferët për furnizimin e pijeve.

“Ne nuk kemi më një problem me forcat e specializuara, por një problem të përgjithshëm me fuqinë punëtore”, thotë Winter. Edhe vendet e punës për punonjësit pa eskperiencë pune, nuk zihen. “Këto janë sektorë që janë vërtet relevant për industrinë, pa to nuk funksionon.”

Së shpejti dalin në pension njerëzit e lindur në kohën e lindjeve të shumta

Kjo mungesë nuk është e papritur. “Ne ndodhemi tani në një situatë relativisht dramatike, për të cilën kemi bërë faktikisht parashikime prej kohësh,” thotë Herbert Brücker, profesor në Institutin për Studimin e Tregut të punës dhe profesioneve në Nyrnberg. Ndryshimet demografike kanë filluar të ndihen. Gjermania humbet çdo vit rreth 350 mijë vetë që janë në moshë pune. Ndërkohë që njerëzit e lindur në vitet me nivel të lartë lindjesh, fillojnë të dalin në pension. Ekspertët si puna e Brücker-it, llogarisin që deri në vitin 2035, tregu i punës të ketë në dispozicion rreth shtatë milionë vetë më pak.

Ky nuk është një mangësi e vogël, por është një mungesë e madhe. Para së gjithash, sepse nuk mund të plotësohet as nga fuqia punëtore e punës që ndodhet në vend dhe as nga ardhjet e punëtorëve nga Bashkimi Europian.

Sipas studiuesit të tregut të punës, Brücker, numri i migrantëve nga vendet e BE-së është vazhdimisht në rënie. “Të ardhurat janë duke u rritur edhe në vendet e tjera të BE-së, të cilat po ashtu janë prekur nga ndryshimet demografike.” Potenciali i njerëzve të rinj, të gatshëm për të migruar është vazhdimisht në rënie në BE. “Në parim festa ka mbaruar, ta them kështu troç.”

Zhgënjyes ligji për migrimin e forcave të specializuara

Për të zgjidhur çështjen e mungesës aktuale në tregun e punës, duhet që çdo vit në Gjermani të vijnë 400 mijë migrantë, që edhe të qëndrojnë. Ata duhet të jenë njerëz nga të ashtuquajturat vende të treta jashtë Bashkimit Europian. Që prej vitit 2012 forcat akademike kanë pasur mundësi të vijnë në Gjermani nëpërmjet Kartës Blu të BE-së. Përveç kësaj në vitin 2020 hyri në fuqi ligji për migrimin e forcave të specializuara (FEG), që kishte të bënte me profesionet jo-akademike. Por ai nuk pati efektin e shpresuar, dhe kjo jo vetëm sepse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani shpesh e kanë të vështirë të marrin forca të huaja të specializuara. Në vitin 2020 në Gjermani erdhën nga vendet e tjera 30 mijë forca të specializuara, ndërkohë që nga Gjermania u larguan 20 mijë vetë. Studiuesi i tregut të punës, Brücker, flet për “zhgënjim”.

Qeveria gjermane kërkon të reformojë ligjin dhe të prezantojë në muajin shtator pikat e para të ndryshimeve. Këtu bëjnë pjesë hapja e tregut të punës edhe për forcat e specializuara që kanë një kontratë pune, por nuk kanë diplomë shkolle profesionale në Gjermani. Këtë e bëri të ditur para pak kohe ministrja e Brendshme, Nancy Faeser dhe ministri i Punës, Hubertus Heil. Diploma profesionale mund të merret më vonë edhe me ndihmën e punëdhënësit gjerman.

Specializim në vendin e punës

Me një propozim të tillë ministrave u hapen dyert e ekonomisë. Ligji kërkon ende ekuivalencën me kualifikimet gjermane. “Shteti kontrollon sot nëse dikush është i përshtatshëm për ne si ndërmarrje,” thotë Winter duke treguar ku qëndron problemi. “Ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë”.

Winter vëren që tani tek klientët nga industria, se i zenë vendet e punës edhe me fuqi të pakualifikuar punëtore. “Unë vlerësoj se gati 20 përqind nuk janë fuqi e specializuar, por janë punëtorë që mësojnë profesionin.” Madje edhe në ndërtimin e makinerive është e mundur, që të specializosh fuqinë punëtore “me kualifikim të lartë dhe shumë specifik” për vende të caktuara pune nëpërmjet kurseve dhe krijimit të karrierës brenda për brenda ndërmarrjes.

“Pothuajse të gjitha vendet e botës kanë sistem të ndryshëm shkollimi profesional nga ai i Gjermanisë,” thuhet edhe në Dhomën gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Kjo organizatë shpreson që reforma e ligjit të migracionit të lehtësojë edhe zbatimin e ligjit. “Kjo fillon me procesin e dhënies së vizave, gjatë të cilit dokumentat dërgohen nga njëri cep i botës në tjetrin, dhe mbaron me punonjësit e autoriteteve që nuk i zbatojnë në mënyrë unike dhe transparente rregullat komplekse.”

Dyshime për punëdhënësit

Çfarë do të thotë kjo gjë në praktikë, e di mirë avokatja Bettina Offer, e cila këshillon ndërmarrjet që duan të marrin forca të huaja punëtore. Edhe me kontratë pune në xhep është e vështirë të marrësh në ambasadën gjermane një takim për të aplikuar për marrjen e vizës dhe procesi i aplikimit mund të kërkojë muaj të tërë. “Unë has herë pas here zyrtarë që në vend që ta kuptojnë se punëdhënësi im është në kërkim të krahut të punës kanë në përgjithësi dyshime se ai kërkon të fusë të huajt kontrabandë në Gjermani.”

Offer flet për një “qëndrim mbrojtës që i ka rrënjët e thella” të autoriteteve gjermane në zyrën e të huajve. “Unë kam gjithnjë problemin se më duhet të luftoj këtë lloj qëndrimi, që nuk e ka origjinën vetëm tek qëndrimi mbrojtës ndaj azilantëve, ku zyrtarët thonë se “i huaj i mirë është ai i huaj që nuk qëndron në Gjermani”, dhe kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Neve duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Çdo punëtor që vjen tek ne është përfitim për vendin.”

Më shumë mundësi pune për azilantët

Sipërmarrësi Markus Winter shpreson po ashtu që të bëhen ndryshime edhe të ligjit të migracionit. Pengesat për azilkërkuesit që kërkojnë të punojnë janë shumë të mëdha. Winter ka marrë që nga vitin 2016 gati 300 azilantë në punë dhe bën mbikqyrjen e tyre. “Nga përvoja ime mund të them se nuk është e thjeshtë dhe dy të tretat e njerëzve nuk erdhën tek ne që me përpjekjen e parë.”

Por megjithë problemet e gjuhës dhe integrimit të punonjësve të rinj, mes azilkërkuesve ekziston potencial i madh. “Unë mund ta kuptoj politikisht që me ligjin e azilit nuk mund të bëhet politikë e fshehtë migracioni. Por edhe këtu duhen bërë ndryshime.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 30 të vrarë dhe 100 të plagosur në Siri

Mbi 30 të vrarë dhe 100 të plagosur në Siri

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Palestinezët shënjestrohen nga ushtria izraelite ndërsa përpiqen të furnizohen me ujë, 10 të vrarë

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Tre fëmijë në mesin e 11 civilëve të vrarë nga RSF në Sudanin perëndimor

Opozitarja serbe: Vuçiq në stilin e Sheshelit, rrethohet me xhandarmëri, sulmon qytetarët

Opozitarja serbe: Vuçiq në stilin e Sheshelit, rrethohet me xhandarmëri, sulmon qytetarët

Prishtinë, vidhen 10 dyer të ballkoneve

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në veri të Mitrovicës

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Arrestohen dy person për sulm ndaj policëve, lëndime pëson edhe njëri nga të dyshuarit

Nis seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i të ndjerës

Nis seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i të ndjerës

Vdes një person nga Rahoveci pasi u godit nga vetura

Tre të lënduar në një aksident në Graçanicë

Mbi 30 të vrarë dhe 100 të plagosur në Siri

Mbi 30 të vrarë dhe 100 të plagosur në Siri

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

Trump do të pritet nga Mbreti në Windsor gjatë vizitës së dytë shtetërore

Nis shqyrtimi kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli mohon fajësinë

Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X