TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungesë e printerëve në disa QKMF në Malishevë

Pa asnjë paralajmërim, të martën Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë, iu morën printerët të cilët i kishin në shfrytëzim. Kjo pasi sipas kompanisë që i kishte në pronësi këto pajisje, ka skaduar kontrata që në muajin shkurt. Por mungesa e printerëve, sipas stafit mjekësor po krijon vështirësi në dhënien e shërbimeve mjekësore.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Mungesë e printerëve në disa QKMF në Malishevë

Që nga dita e martë, çdo raport mjekësor lëshohet vetëm në këtë formë.

Kjo pasi Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka mbetur pa printerë.

Kompania e cila ka fituar tenderin për dhënien me qira të këtyre pajisjeve, pas skadimit të kontratës ka tërhequr printerët.

E një gjë e tillë, sipas drejtorit të QKMF-së në Malishevë është bërë pa asnjë paralajmërim.

“Kam pranuar një thirrje nga punëtorët që punojnë në sistemin informativ shëndetësor (SISH), me thanë që ka ardhur kompania “Art House” dhe ka marrë printerët pasi i ka ndërpre kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë, unë nuk kam asnjë informatë që Ministria e Shëndetësisë ka shkëputur kontratën.  Unë menjëherë hyra në email mos rastësisht mos nuk e kam parë, por jo nuk kishte asnjë email”, ka thënë Afrim Krasniqi- drejtor i QKMF-së në Malishevë.

Mungesa e printerëve, po shkakton vështirësi në dhënien e shërbimeve mjekësore këtu në Malishevë.

“Ne nuk mund të mos e përdorim printerin për arsye e kemi sistemin informativ shëndetësor që me patjetër duhet të jetë printeri këtu, pa asnjë lajmërim neve na janë marrë të gjithë printerët. Ne për vizita dhe raporte mjekësore e kemi edhe sistemin që mund të lëshojmë me dorë, mirëpo sa i përket analizave, laboratorit dhe pjesë së radiologjisë ata patjetër duhet me pas raportin për shkak të printerit”, ka thënë Daradan Bytyqi-specializant i Mjekësisë Familjare.

Por jo vetëm në këtë qytet, printerët, kompania “Art House” i ka tërhequr edhe në QKMF-të tjera ku e kishte më herët kontratën.

E sipas drejtorit të këtij operatori ekonomik, një gjë e tillë është bërë pasi që nga fundi i muajit shkurt ka skaduar kontrata.

“Kontrata ka skaduar në fund të muajit Shkurt 2024 dhe tash kontratën e ka një operator ekonomik tjetër pra nuk është ndërprerë, por ka përfunduar. Pajisjet janë pronë e kompanisë tonë, prandaj ne jemi duke i tërhequr në të gjitha pikat dhe Ministria është e informuar për këtë çështje”, ka thënë Blin Zeqiri –drejtor i kompanisë “Art House”

Kompania në fjalë që nga viti 2018, kishte marrë tender me vlerë 1 milionë e 800 mijë euro nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, që të jap në shfrytëzim me qira fotokopje dhe printerë.

AQP kësaj radhe me këtë tender e ka shpërblyer kompaninë Rikon, me vlerë 741 mijë euro.

Por nga Ministria e Shëndetësisë e as nga Agjencia Qendrore e Prokurimit nuk i kanë kthyer përgjigje televizionit se kur do të dërgohen printerët në QKMF-të.

Tags: MalisheveQKMF
ShareTweet

Postime të ngjashme

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja të ujit për vitet 2026–2028, rritje deri në 40 për qind

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja të ujit për vitet 2026–2028, rritje deri në 40 për qind

Vetaksident në Çagllavicë, lëndohet një person

Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Disa komuna ndalojnë fishekzjarrët për fundvit, ekspertët kërkojnë më shumë vetëdije nga qytetarët

Gjashtë pacientë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike pas lëndimeve me mjete prioteknike

Kur të qarat e të vegjëlve përplasen me muret e QKUK-së

Kur të qarat e të vegjëlve përplasen me muret e QKUK-së

BE-ja bën thirrje që të respektohet ligji ndërkombëtar pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë

BE-ja bën thirrje që të respektohet ligji ndërkombëtar pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja të ujit për vitet 2026–2028, rritje deri në 40 për qind

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja të ujit për vitet 2026–2028, rritje deri në 40 për qind

Gjykata në Paris shpall fajtorë 10 persona për ngacmim kibernetik ndaj zonjës së parë të Francës

Gjykata në Paris shpall fajtorë 10 persona për ngacmim kibernetik ndaj zonjës së parë të Francës

Vetaksident në Çagllavicë, lëndohet një person

Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Përhapen protestat në Iran, ndërsa raportohen edhe trazira

Përhapen protestat në Iran, ndërsa raportohen edhe trazira

Edon Zhegrova mund të jetë titullar ndaj Milanit, por do t’i mungoj sërish Kosovës

Zhegrova starton ndaj Sassuolos

Disa komuna ndalojnë fishekzjarrët për fundvit, ekspertët kërkojnë më shumë vetëdije nga qytetarët

Gjashtë pacientë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike pas lëndimeve me mjete prioteknike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën