TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungesa e vendkalimit po rrezikon qytetarët në Veternik

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mungesa e vendkalimit po rrezikon qytetarët në Veternik

Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, saktësisht në lagjen në Veternik në Prishtinë, paraqet rrezik të madh për qytetarët. Kjo ngaqë, një pjesë e tyre përgjatë ditës kalojnë mbi pengesa për të dalë në anën tjetër të rrugës, sepse nuk ka vendkalim për këmbësorë. E numri i aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë, nuk është i vogël, shkaku i mungesës së mbikalimit apo nënkalimit, të cilat shihen si zgjidhje për këtë rrugë.

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti tha se organet kompetente është dashur që të ndërhyjnë sa më parë në rrugën në Veternik dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim.

Ai tha se në dhjetë vjetët e fundit, si pasojë e aksidenteve, në këtë rrugë kanë humbur jetën 1 mijë e 317 persona, që është quajtur “Dekada e përgjakshme”.

“Në mungesë të mbikalimit, ndodhin aksidentet për arsye se në të dy anët e rrugës, ka biznese që duhet të ndërlidhen mes vete gjatë tërë ditës, por edhe natën. Si rezultat i kësaj është dashur që organet kompetente të ndërhyjnë sa më parë dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim, pastaj për afro 10 kilometra mos të ketë më asnjë ndërtim fare dhe gjendja të jetë e mjerueshme. Arsyeja veç po dihet që këmbësorët nuk kanë mundësi të lëvizin prej njërës anë në anën tjetër të rrugës, dhe si rezultat po ndodhin aksidentet…. Për dhjetë vitet e fundit i kemi 1317 viktima që ka qenë dekada e përgjakshme, është quajtur dhe si rezultat kryesor ka qenë pikërisht shpejtësia e lartë e lëvizjes”, u shpreh Ahmeti.

Sipas tij, zgjidhja për këtë rrugë është dashur të bëhet atëherë kur kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës dhe jo sipas tij, të merren masa kur të ndodhin aksidente.

“Kjo rrugë është dashur të shkojë paralel. Atëherë kur është bërë zgjerimi i rrugës dhe mbikalim apo nënkalim dhe jo të pritet pasi të na ndodhin disa aksidente, të marrim masa në këtë aspekt… Ne i përshtatemi shpejtësisë së lëvizjes, problemi kryesor është problemi subjektiv, ngasësi ai i cili duhet ta përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, e një prej problematikave kryesore është mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes”, tha ai.

Eksperti i komunikacionit nënvizoi se vendosja e vendkalimit për këmbësorë në këtë rrugë nuk është zgjidhje. Zgjidhja e vetme sipas tij, është mbikalimi ose nënkalimi.

“Zebra nuk bën sepse kjo është rrugë nacionale. Nuk ka mundësi për zebra, në qoftë se i vendosim zebrat, pastaj duhet t’i shoqërojmë me sinjalizimin vertikal dhe ka mundësi edhe të mos i respektojnë ngasësit. Zebrat zakonisht nuk bëhen në rrugë nacionale dhe regjinonale. Mbikalim dhe nënkalim, nuk ka mundësi tjetër”, potencoi ai.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente trafiku me dëme materiale, raporton KP.

Ndërkohë, në muajin maj të vitit 2020, është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, në të cilën në fokus ka qenë ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen Veternik.

Tags: bekim ahmetiGjilanVeternik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Morën ryshfet për lëshimin e certifikatave për leje të armës, detaje nga arrestimi i të dyshuarëve

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Morën ryshfet për lëshimin e certifikatave për leje të armës, detaje nga arrestimi i të dyshuarëve

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Bateritë për ruajtjen e energjisë do të vendosen në Sojevë të Ferizajt

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Scott Bamfort shpallet “MVP i Javës”

Scott Bamfort shpallet “MVP i Javës”

Xherdan Shaqiri në kërkim të ëndrrës së fundit: Rikthimi me FC Basel në Ligën e Kampionëve

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën