TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mungesa e sigurimit shëndetësor dhe pagat e ulëta vlerësohen si shkak për ikjen e puntorëve

E ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve po kërkojnë politika më të mira ekonomike dhe kushte më të favorshme pune, për të ndalur ikjen e punëtorëve nga Kosova.

by tëvë1
3 muaj ago
0 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Paga të pakënaqshme e mungesë të sigurimit shëndetësor.

Këto konsiderohen se janë dy nga faktorët që po ndikojnë në ikjen e punëtorëve nga Kosova.

Por si ndikon kjo në ekonominë kosovare?

“Veç se kemi mungesë të fuqisë punëtore, kemi mungesë të konsumit. Njëherit kjo do të ndikojë tek aktiviteti biznesor, sepse biznesi, përveç që duhet me pas thjesht punëtorë ta zhvillojë aktivitetin biznesor, njëherësh ka mungesë edhe të konsumit, sepse duhet dikush të blejë ato çfarë prodhon ose ja ofron biznesi. Por për fat jo të mirë, shifër në vazhdimësi, por edhe me këto pesë vitet e fundit ka pas mungesë të theksuar të politikave ekonomike, që ka rezultuar, do të thotë, me uljen e aktivitetit ekonomik, me shuarjen e biznesit dhe rritjen e gatishmërisë së punëtorëve për t’u larguar nga vendi”, thotw Mustafë Kadrijaj -ekonomist.
Edhe sipas drejtorit ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, në ikjen e punëtorëve po ndikojnë kushtet më të favorshme që po ofrojnë vendet e tjera.

Por, sipas tij, ka edhe raste kur kthehen punëtorët, vetëm se duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë në mes institucioneve dhe shoqatave të bizneseve.

“Ka edhe raste që janë kthyer prap. Kanë shku e kanë pa që s’kanë mujt e kanë pa që ju ka dal shumë ma shtrejt atje se këtu janë kthy. Kemi kompani këtu që punojnë persona shqiptare që janë rrit në Gjermani por vijnë me punu në Kosovë sepse kanë gjete mundësin ma të mirë, kanë taksa më të lira se sa e kanë në Gjermani dhe gjitha kostja e jetës për ta duke pas parasysh pagat që i marrin janë shumë më të mira. Kjo krejt varet pastaj prej fuqisë që e ka biznesi dhe ofrimin e shërbimeve që e ofron biznesi. Por gjithë kejo besoj që do të ishte rregullu po të kishte një bashkëpunime më të mirë në mes institucioneve në këtë rast dhe vetë shoqatave të bizneseve”, thotë Kushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë.

E nga Aleancës Kosovare të Bizneseve thonë se ju kanë bërë thirrje bizneseve që t’i përmirësojnë kushtet e punës në mënyrë që të mbajnë forcën e punës aktive në Kosovë.

“Punëtorët tanë një numër i madh, dhe statistikat tregojnë që neve nga viti në vit na ikin rreth 50 mijë të tillë për të gjetur një vend pune më të mirë në Bashkimin Evropian. Prandaj ne si Aleancë e Biznesit kemi bërë thirrje tek bizneset t’i rrisin pagat, kushtet e punës dhe trajtimi i punëtorëve të bëhet më i mirë. Po ashtu kemi ndikuar që të rritet paga minimale në tërë Kosovën me të vetmen qëllim që të mbajmë forcën e punës aktive në Kosovë. Por prapë se prapë ka mungesë të punëtorëve, sepse punëtorët tash janë secili duke shikuar standardin më të mirë, jetën më të mirë ku t’i gjejnë”, shprehet Agim Shahini.

Sipas Shahinit, pjesa dërmuese e punëtorëve largohen për në vendet evropiane, kryesisht në Gjermani, pasi siç thotë ai, ky vend ka kërkesa të mëdha për fuqi punëtore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një femër në Pejë

Dy raste zhdukjeje të të miturve në Vushtrri

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Kanosi vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Istog

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Zhduket një femër në Pejë

Dy raste zhdukjeje të të miturve në Vushtrri

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Kanosi vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Istog

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një person në QKUK, policia nis hetimet

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Sot mbyllet afati për ndërrimin e qendrës së votimit

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK mban sot konferencë për media

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën