TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mungesa e rrugëve të reja cilësohet si shkak i krijimit të kolonave në Prishtinë

nga TËVË 1
3 Shtator, 2023
0
A A
Testimi i unazës në kryeqytet, qytetarët shprehin nevojën e rëndësinë e hapësirës për këmbësorë

Prishtina vazhdon të mbetet edhe për një kohë e ngarkuar me automjete shkaku i mungesës së rrugëve në kryeqytet.

Ndërtimi i rrugëve të kryeqytetit cilësohet si jo e mirë nga ekspertët e komunikacionit, shkaku i kësaj kryeqyteti bartë në vete bllokadë të automjeteve gjatë gjithë kohës.

Muhamed Krasniqi, ekspert i komunikacionit tha se për shkak të mbingarkesës së automjeteve në rrugët e Prishtinës, qytetarët ballafaqohen gati çdo ditë me kolona dhe tollovi në komunikacion.

“Për nivelin e rrugëve nuk janë zhvilluar d.m.th. barabarësish rritja e numrit të automjeteve e shoqëruar me ndërtimin e rrugëve te reja dhe në qytete ndodh pastaj të kemi, të krijohet tollovi për shkak të mbingarkesës së rrugëve dhe fluksit të madh të automjeteve e cila nuk është më sikurse në muajt e tjerë vetëm në një afat të caktuara kohore, por pothuajse në qytet ne ballafaqohemi për gjatë gjithë ditës qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe deri vonë në orët e vona të mbrëmjes dhe nëpër vikende.

Krasniqi propozoi që qytetarët të mos përdorin automjete brenda rrugëve të qytetit, por të udhëtojnë me forma të tjera të transportit publik.

“Tash nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë, 50 automjete nëse janë nga një person në ngasje në drejtim të automjetit motorik atëherë kemi një autobus me 50 udhëtarë qëllimi është që të mos motivohen qytetarët që të përdorin automjetet e kam fjalën për pjesët brenda qytetit, por thjesht të përdoren forma tjera të transportit publik”, shtoi Krasniqi për KP.

Se komunikacioni është i dendur gjatë gjithë kohës, thotë edhe Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit të Kosovës, sipas tij në kryeqytet nuk duhet të lejohet asnjë ndërtim në zonat urbane të komunikacionit.

“Problemi kryesor në qytetin e Prishtinës është transporti publik. … Në qoftë se nuk bëhet transporti hekurudhor të lidhen këto qendra sepse i kemi 120 mijë automjete brenda 24 orëve që hyjnë në Prishtinë. Imagjinoje të dielën Prishtina i kthehet gjendjes vetëm me banorë rezident është problem deri sa të krijohet kjo gjendje do të ketë kolona të tilla, apo edhe një politikë tjetër që duhet të ndjekë qyteti i Prishtinës, që nuk do të lejojë leje ndërtimi në zonën qendër të Prishtinës askund”, tha Ahmeti

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, mohon se projektet për rrugët e Prishtinës nuk kanë të bëjnë fare me tollovinë e komunikacionit, derisa shton se do të vazhdojnë më ndërtimin e rrugëve të reja të Prishtinës.

“Mendoj që vendimi i kryetarit Rama për bllokimin e tre rrugëve ’Rexhep Luci’, rrugën ‘Qamil Hoxha’ dhe rrugën e cila të ndërlidhen me oborrin e Universiteti të Prishtinës dhe bibliotekës kombëtare nuk kanë të bëjnë fare me komunikacionin apo tollovinë në komunikacion realisht nuk janë rrugë që kanë rol apo ndikojnë në mobilitet janë rrugë të cilat do të kthehen komunitetit, do të i kthehen qytetarit, janë rrugë të cilat do të transformohen me mobilieri urbane me gjelbërim , më kënde që do të shfrytëzohen nga komunitete.

Komuna e Prishtinës, dje ka marrë vendim për hapjen e rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha”.

Tags: kolonatPrishtinerrugët e reja
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari publikon hapat që Kurti bëri për konstituimin e Kuvendit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, një person sulmon fizikisht një të mitur

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Shala dhe Ahmeti luftojnë sonte për tituj evropianë

Shala dhe Ahmeti luftojnë sonte për tituj evropianë

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari publikon hapat që Kurti bëri për konstituimin e Kuvendit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Nëse doni t’i fshehni rrathët poshtë syve, mos vendosni korrektor

Nëse doni t’i fshehni rrathët poshtë syve, mos vendosni korrektor

Cigaretat elektronike lëshojnë më shumë kimikate kancerogjene se sa cigaret tradicionale

Cigaretat elektronike lëshojnë më shumë kimikate kancerogjene se sa cigaret tradicionale

Arrestohet një 23-vjeçar, kërkohej nga gjykata

Pas një mosmarrëveshjeje në trafik, një person sulmon fizikisht një të mitur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X