TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e njohjeve, përplasje mes Tahirit e Avdylit, përfshihet edhe ministrja Haxhiu

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mungesa e njohjeve, përplasje mes Tahirit e Avdylit, përfshihet edhe ministrja Haxhiu

Seanca e Kuvendit të Kosovës është përcjellur me tensione të shumta mes deputetëve të pozitës e opozitës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se gjatë kohës kur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ishte në pushtet, kontrabandistët dhe terroristët ishin të lirë të vepronin në Republikën e Kosovës. Ajo shtoi se kjo e fundit ka lejuarsjelljet agresive të Serbisë mbi territorin e shtetit tonë dhe se të njëjtit kanë toleruar Radojçiqin dhe plotë terroristë të tjerë.

Haxhiu këtë e tha në replikën ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë mbajtës së seancës plenare, derisa ky i fundit në fjalimin e tij akuzoi pushtetin aktual për çnjohje e degradim në arenën ndërkombëtare.

Tahiri tha se asnjë njohje e re nuk ka ardhur për Kosovën gjatë qeverisjes Kurti, derisa vlerësoi se themelimi i një komisioni hetimor është tepër i rëndësishëm, ngase sipas tij nxjerrë në pah keqpërdorimet e abuzimet.

“Ne në të kaluarën së bashku me partnerët tanë, me shtete. Bashkuara te Amerikës dhe ata partnerë që janë anëtarë të përhershëm te këshillit të sigurimit është Britania e Madhe edhe Franca jemi dakorduar që sa më ultë të përfaqësohet Kosova në atë nivel sepse është UNMIK-u. Mundësisht të mos shkojë as ministri i jashtëm, as kryeministri i jashtëm as presidenti, mirëpo të shkojë ambasadori…Kjo është një kurth, një grackë e Serbisë…Asnjë njohje në kohën kur e qeverisni Kosovën nuk ka ardhur, e fundit ka ardhur prej kryeministrit Avdullah Hoti, Izraeli. Këto kanë ndodhur para vitit 2021. Kjo është Kosova juaj që ju e udhëheqin me çnjohje, jo me njohje, degradimin që e keni sjellë në arenën ndërkombëtare. Themelimi i këtij komisioni hetimor është tepër i rëndësishëm, sepse nxjerr në pah keqpërdorimet, abuzimet”, tha Tahiri, raporton KP.

Ndërkaq, në replikë ndaj Tahirit lidhur me njohjet ndaj Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se sanksionet kanë ardhur sepse për herë të parë sipas saj kontrabanduesit e terroristët nuk janë lejuar të veprojnë siç kanë bërë më herët.

“Zakonisht temat kur je i përfshirë me të dyja duart në keq përdorime nuk ke dëshirë me fol. Por, meqë po dëshiron të flasësh, flasim kur te duash më thirr në interpelancë. Por, nuk e pata në plan të flas për këtë temë. Ma zgjoj vëmendjen një deklaratë e Abelard Tahirit qe tha me neve ka pasur njohja e me juve ka pasur sanksione…Ka pasur sanksione për shkak se për herë të parë kontrabanduesit, terroristë, kriminelët nuk janë lejuar të veprojnë siç kanë vepruar në kohën kur keni qeverisur ju në veriun e vendit tonë. Kur ju keni qenë në qeverisje i leni lejuar edhe terroristët, kontrabandistët edhe sjelljet agresive të Serbisë mbi territorin e Republikës së Kosovës…Keni toleruar Radioçiqin dhe plotë terroristë të tjerë, Kur Kosova ka treguar, dëshmuar dhe ka marrë veprime që nuk do të tolerohen më këta, natyrisht kanë mundur të vendosen masa, sepse dikujt nuk u paska pëlqyer, në këtë rast Bashkimit Evropian”, tha Haxhiu.

Replikë ndaj Tahirit pati edhe deputeti nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, për çka tha se njohjet nuk i ka sjellë PDK-ja, por miqtë ndërkombëtarë. Si “suksese” të kësaj partie, Avdyli përmendi “hapjen e shampanjave për liberalizmin e vizave çdo vit, dështimet në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, anëtarësimin në Interpol e të tjera.

“Ngarendja e të bërit opozitë dhe frika që hetimi të ndahet veç në pjesë, kjo tregon për frikën që e keni ju si opozitë e tashme. Sepse ju po frikësoheni që të hetoheni për periudhën para vitit 2021. Se çfarë ministrie të Punëve të Jashtme kemi pasur e dinë të gjitha hetimet që kanë ndodhur të kaluarën. Ju folët për njohje, me siguri çdo qytetarë e din që Abelard Tahiri njohje nuk na ka sjellë, por na kanë sjellë miqtë ndërkombëtarë…Përndryshe për sukseset e juaja dihet cilat janë, kanë qenë hapjet e shampanjave për liberalizimin e vizave çdo vit, dështimet në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, anëtarësimin në Interpol, në UNICEF, UNESKO, dhe shume dështime të tjera”, tha Avdyli.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Liga Arabe bën thirrje për veprim ndaj Izraelit: Mjaft më me heshtje

Liga Arabe bën thirrje për veprim ndaj Izraelit: Mjaft më me heshtje

Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në për krimet e tyre

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Të paktën 37 palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli bombardon ndërtesën më të lartë të banimit

Të paktën 37 palestinezë të vrarë në Gaza, ndërsa Izraeli bombardon ndërtesën më të lartë të banimit

​Temperaturat deri në 42 gradë në disa qytete të Shqipërisë

Nga 16 deri më 20 shtator, në Tiranë mbahet Java Kulturore e Arabisë Saudite

Prokuroria i sekuestron 33 banesa e 15 vetura një personi, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Prokuroria i sekuestron 33 banesa e 15 vetura një personi, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën