TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e asistentëve për personat me aftësi të kufizuar

Në Kosovë ka mungesë të asistentëve për personat me aftësi të veçanta. E këtë mungesë e vërejnë më së shumti familjarët e personave të kësaj kategorie. Ndërkaq, shuma për të cilën paguhet një asistent është 150 euro në muaj.

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Mungesa e asistentëve për personat me aftësi të kufizuar

Mimoza Bytyqi Rrahmani vinte bashkë me të birin e saj me aftësi të kufizuara në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë-Kosovë.

Sot e asaj dite, e ëma e Uranit e ka të vështirë ta përballojë mungesën e një asistenti.

Para shkollës ku mësonte i biri dikur, Mimoza kujton asistimin e saj edhe në klasë.

“Normalisht që është shumë e vështirë që ne si prind t’i përballojmë këto mungesa të asistentëve. Po definitivisht ne si prind asnjëherë nuk jemi ndalë, unë e di edhe eksperiencën e prindërve tjerë edhe në mungesë të asistentëve kemi qenë nëpër klasa, kemi asistu herë pas here ka qenë edhe shumë e vështirë”, thotë ajo

E për të asistuar një person me aftësi të kufizuara shuma që paguhet është 150 euro.

“Kjo nuk është e mjaftueshme. Assesi. Në veçanti për paraplegjik dhe tetraplegjik, ku një kujdestar e merr një shumë prej 150 euro për me u kujdes për vëllaun, motrën, fëmijën, babën”, thotë Afrim Maliqi, drejtor i Handikos.

Por në shumë raste, për persona me aftësi të kufizuara nuk mjafton vetëm një asistent.

“Shpesh herë ka situata apo raste ku nuk mjafton një kujdestar, por duhet nga dy e nga tre kujdestarë për arsye se 24/7 duhet kujdesi i vazhdueshëm, duhet të pastrohet, duhet të vishet, duhet të ushqehet. Është një situatë me të vërtetë shumë e rëndë dhe institucionet tona ende nuk po e marrin seriozisht në veçanti mbulimin e kostos së atyre kujdestarëve. Me 150 euro familja nuk mund ta gjejë asnjë person që të përkujdeset për anëtarin e familjes”, shprehet Maliqi për Tëvë1.

Momentalisht në Kosovë janë dy ligje që mbështesin shoqëruesit apo asistentët për personat me aftësi të kufizuara.

Ligji për të verbëritë që e mbështetë shoqëruesin për të verbërinë dhe ligji për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, me ç’rast mbështetet një kujdestar i atij personi.

Tags: mungesa e asistentevepersonat me aftesi te kufizuara
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën