TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mungesa e anesteziologëve – emergjencë kombëtare, ata po ikin nga sektori publik

nga tëvë1
1 Maj, 2022
0
A A
Mungesa e anesteziologëve – emergjencë kombëtare, ata po ikin nga sektori publik

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahija, mungesën e këtij kuadri shëndetësor e konsideron emergjencë kombëtare.

Sipas tij, për të kryer të gjitha nevojat e pacientëve në QKUK, duhet të jenë 120 anesteziologë.

“Ne kemi informacion se 92 anesteziolog janë në sektorin publik, në sektorin privat janë 20, kështu derisa në qendrën klinike duhet me qenë 120 anesteziologë, ne i kemi krejt Kosovën 112, kështu që është një numër shumë i vogël, Kosova qëndron shumë dobët apo keq për nga numri i anesteziologëve për nga numri i banorëve. Ne kemi diku 5.9 anestezologë në 100 mijë banorë…08\04Numri i anesteziologëve duhet të shtohet në mënyrë permanente, çdo vit….Unë mendoj që anestezioni është emergjencë kombëtare, nuk mundemi me kryer gjitha punët me një numër shumë të vogël të anesteziologëve”, theksoi Spahiju.

Ditë më parë në QKUK punën prej anesteziologu e ndërprenë dy profesionistë shëndetësorë. Kurse, pritet që edhe katër ose pesë të tjerë të largohen.

Doktor Spahija thotë se ngarkesa e madhe në punë dhe paga e ulëta, janë shkaktarët kryesore që anesteziologët po ikin nga QKUK-ja, prandaj ai kërkon intervenim sa më të shpejt të institucioneve në rregullim të këtyre shqetësimeve.

“Në Klinikën e Anestezionitë çdo vit numri i anesteziologëve zvogëlohet. Derisa në 2019 i kemi pasur 64 anesteziologë, tash në vitin 2022, për momentin i kemi 51, ju e dini që edhe ditët e fundit, javën e fundit dy anesteziologë e kanë lëshuar klinikën, kanë dal në sektorin privat, sa i përket numrit me staf jemi shumë të reduktuar….01’33 Zyrtarisht ende asnjëri nuk më ka lajmëruar, jo zyrtarisht pritet edhe për 4 apo 5 emra por për momentin nuk kam asnjë njoftim…. 02’42 Sa i përket kushteve të punës nuk mendoj se janë të këqija, mund të them se volumeni i punës edhe ngarkesa, stresi që shkakton puna te anesteziologu është punë më e madhe të cilën e kemi, plus anën materiale e cila nuk na favorizon neve edhe pse punojmë ndoshta punët më të rënda në klinikë dhe për atë ikin, për anën materiale”, theksoi ai.

E mungesa e këtyre mjekëve po shton listën e pritjes së pacientëve, pasi që kohët e fundit disa salla operative nuk po funksionojnë, pasi anesteziologët nuk po arrijnë të jenë prezent në të gjitha sallat.

“Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv punon në 40 njësi, ku kryhen shërbimet anesteziologjike dhe këto 40 njësi me këtë numër shumë të vogël të anesteziologëve, është shumë vështirë me mbuluar, për këtë po ndodhë kohët e fundit që disa salla operative për mungesë të anesteziologut edhe me dështuar dhe mos me funksionuar atë ditë“, tha ai.

Situata me këto mungesa bëhet edhe më e vështirë në mungesë të konkurseve të specializantëve. Sipas drejtorit të Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija nga konkursi i fundit për specializantë, prej 44 mjekëve të pranuar, vetëm 28 kanë vazhduar shkollimin.

“Fatkeqësisht prej 2016 nuk ka pasur konkurs për specializanta të anestezionit dhe për atë kemi mbetur në këtë numër shumë të vogël. Konkursin e fundit janë pranuar 44 specializant në Klinikën e Anesteziologjisë, katër prej tyre nuk kanë ardhur fare. Sipas informatave të fundit edhe 8 specializantë të cilët kanë qenë duke u trajnuar pas një viti e kanë lëshuar dhe kanë dal jashtë….Në Qendrën Klinike operojmë me 28 specialista, një pjesë i kemi në pushim të lindjes dhe me këta 28 mundohemi me funksionuar”, theksoi Spahija.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, Gazmend Spahija për KosovaPress, shprehet se në maj presin që t’u bashkohen edhe 4 anesteziologë të tjerë, pasi tashmë konkursi është hapur.

Spahija u shpreh se ka informacione që shumë shpejt do të hapet edhe konkursi i ri për specializantë, ku pritet të pranohen edhe 25 të tjerë.

“Është hapur konkursi me që 4 kolegë kanë kryer provimin specialistik dhe 5 e kanë kryer, njëri është i interesuar për spitalin e Ferizajt, edhe ata kanë mungesë shumë të madhe. Katër janë të interesua për QKUK, konkursi është hapur tash presim që nga mesi i muajit maj është dashur me përfunduar procedurat dhe me filluar punën në Klinikën e Anestezionit….Ne kemi planifikuar, mendohet që numri i anesteziologëve me qenë së paku 120. Ne jemi shumë larg këtij numri, por sipas informatave që kemi, Ministria e Shëndetësisë është në drejtim të duhur për hapjen e konkursit të ri edhe për 25 specializantë të rinj. Besoj që në vitet e ardhshme me hapjen e konkurseve me rregull, numri do të shtohet por fatkeqësisht këta specializant duhet të kalojnë 5 vjet në trajnim në anestezion për të filluar me punuar si anesteziologë”, theksoi ai. /kp

Tags: Mungesa e anesteziologëveSektori publik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X