Mundësja nga Kosova, Flutura Zeneli do të luftojë për medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Rumani për grupmoshën U15, U17 dhe U20.
Zeneli është kualifikuar në finale të grupmoshës U15 dhe në mbrëmje do të luftojë për medaljen e artë, ka njoftuar Federata e Mundjes e Kosovës.
Në luftën e fundit, Zeneli triumfoi ndaj kundërshtares nga Serbia, D. Iva dhe tani është vetëm një fitore larg medaljes së artë.
Për të artën, Zeneli do të përballet me mundësen nga Rumania, R. Carina.
Po ashtu, për medalje në këtë kampionat, do të luftojnë edhe mundësit Harun Shipkovica e Albi Susuri.
Të dy përmes repesazhit, synojnë medaljen e bronztë, dhe atë në grupmoshën U15.
Kampionati Ballkanik në Cluj-Napoca të Rumanisë, ka nisur me 6 dhe përfundon më 12 tetor, ndërsa Kosova ka marrë pjesë me 17 garues.