Armend Muja nga LVV-ja në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1 ka folur për ngërçin politik të ndodhur në vendit tonë.
Muja për gjithë këtë situatë në Kuvend ka lënë fajtorë opozitën pasi që sipas tij e gjithë kjo situatë ka qenë e menduar nga ta.
“Unë kam qenë shpesh herë në Kuvend e kam parë situatën edhe e kam parë që kjo ishte bërë e paramenduar sepse PDK-ja kishte një kohë që nuk i votonte asnjë vendim edhe LDK-ja po ashtu ishte bërë vagon i saj, mirëpo unë e them se boshti i opstruksionit të konstituimit të Kuvendit është PDK-ja”, ka thënë Muja.
Muja tutje ka theksuar se opozita menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ka qenë ajo e cila kanë thënë se do të votojnë konstituimin e Kuvendit mirëpo kjo nuk ndodhi.