TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Muharremaj: As një cent rritje për investime kapitale nga Qeveria për Suharekën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kryetari i Suharekës lëshon oborrin e Komunës si parking për mërgimtarët

Komuna e Suharekës nuk ka përfituar asnjë cent rritje te investimet kapitale nga ndarja e buxhetit të Qeverisë për vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai derisa ka adresuar ankesa te Qeveria për planifikimin e buxhetit për vitin 2024, thotë se rritje ka te pagat dhe mëditjet, porse jo te investimet kapitale.

“Sa i përket buxhetit për vitin 2024 rritje tek investimet kapitale nuk kemi asnjë cent. Ka rritje tek pagat dhe mëditjet. Këta po thonë që kemi rrit buxhetin nëpër komuna, mirëpo ato shkojnë të gjitha në paga dhe mëditje për shkak të ligjit që është në fuqi”, tha ai.

Muharremaj derisa shprehet i zhgënjyer nga ndarja e buxhetit për vitin e ardhshëm, shton se kërkesat e kësaj komune çdoherë janë me argumente.

“Kështu kërkesa e çdo kryetari të komunës është të kërkojë, por me të vërtetë të kërkohet me argument, jo veç me thanë që po më duhet buxhet… Kërkesat e mija për këtë vit dhe vitin e kaluar, nuk jam ankuar asnjëherë, por kur e meritojnë dhe kur është e rrethit kam me thanë, mirëpo për vitin e ardhshëm jam i zhgënjyer shumë me planifikimin e buxhetit që është paraparë për Komunën e Suharekës”, vijon Muharremaj për KP.

Në lidhje me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Suharekë, Muharremaj ka theksuar se buxheti prej 100 mijë eurove i ndarë për vitin 2024, për këtë stadium është i pamjaftueshëm. Sipas tij, me një buxhet të tillë, sot nuk mund të ndërtohet asnjë sallë sportive për shkollat fillore.

I pari i Komunës së Suharekës ka shtuar se qëllimi i tij është që të rinjtë e kësaj komune të orientohen drejt sportit dhe kulturës, në mënyrë që ata të mos e braktisin vendin, në të kundërtën në vitet e ardhshme, largimi i tyre do të paraqet problem të madh.

 

Tags: Bali MuharremajInvestime kapitaleSuhareka
ShareTweet

Postime të ngjashme

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi opozitar

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Rreth 1500 persona falën namazin e Fitër Bajramit në Qendrën Islame Shqiptare në Sindelfingen

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Basketboll, nënkampioni kundër kampionit

Sfida të rëndësishme në elitën e basketbollit

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Liderët e BE-së kritikojnë kryeministrin hungarez për bllokimin e kredisë prej 103 miliardë dollarësh për Ukrainën

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Gattuso publikon listën e Italisë për play-offin e Botërorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën