Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi do të debutojë këtë javë te skuadra e Trabzonsporit.
Ditë më parë, Muçi kompletoi transferimin e tij nga Beshiktashi te Trabzonspori, ekip që e huazoi duke paguar 1 milion euro.
Te Trabzonspori, pritjet i kanë të mëdha te Muçi, të cilit i është besuar fanella me numrin 10.
Muçi me padurim pret debutimin te skuadra e re dhe shpreson të debutojë me fitore kundër Fenerbahçes.
Trabzonspori, të dielën luan në udhëtim tek Fenerbahçe në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit turk.
Pas katër ndeshjeve të luajtura, Trabzonspori është i dyti në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Galatasaray që është lider.