Kështu ka thënë zv. ministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, në tryezën e organizuar nga MSH me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.
Ai ka thënë se adresimi i këtyre problemeve është rruga për ballafaqim.
“Pas një periudhe të vështirë të pandemisë COVID-19, e cila po vazhdon ende, problemet e shëndetit mendor po bëhen gjithnjë e më të theksuara, me tendencë të përkeqësimit për shkak të ndikimeve negative që në shëndetin individual dhe kolektiv ka pasur kjo pandemi me pasojat rrënuese të saj. Rruga për t’i adresuar këto problem është ballafaqimi i drejtpërdrejt me problemet dhe promovimi i shëndetit mendor, si përpjekje e përbashkët për të rritur aftësitë e individëve dhe popullatës në tërësi për të fuqizuar shëndetin mendor dhe mirëqenien e plotë të popullatës”, është shprehur ai, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Sipas tij, ndryshimet planifikohen të arrihen me Ligjin e ri për Shëndetin Mendor dhe se kësaj problematike i janë qasur me seriozitet të madh.
“Ndryshimet planifikohen të arrihen duke filluar nga hartimi dhe miratimi i Ligjit të ri për Shëndet Mendor-si rekomandim i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, ku përgjegjës kryesor do të jetë Ministria e Shëndetësisë dhe përfaqësues nga dikasteret e tjerë të të gjitha institucionet tjera shëndetësore në vend”.
Faton Kutllovci- Drejtor i Klinikës Psikiatrike gjithashtu trajtoi çështjen e promovimit të shëndetit mendor duke theksuar se “çdo njeri ka të drejtë për shëndet dhe mirëqenie të mirë mendore mirëpo stigma dhe diskriminimi lidhur me shëndetin mendor janë mure të padukshme që e bëjnë të vështirë aksesin në këto të drejta”
Laura Shehu- Udhëheqëse e Divizionit të Shëndetit Mendor prezantoi “Të tashmën dhe të ardhmen e shëndetit mendor në Kosovë”, ku theks të veçantë i vuri edhe Stigmës, si një çështje për të cilën duhet një angazhim i veçantë i të gjitha akterëve relevantë që “Ta eliminojmë Stigmën, të punojmë në ndryshimin e qëndrimeve negative dhe sjelljeve diskriminuese, t’i edukojmë gjeneratat për rëndësinë e shëndetit mendor, të përmirësojmë kualitetin e jetës të personave më çrregullime mendore”
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor me moton “Bëjeni shëndetin mendor dhe mirëqenien për të gjithë një prioritet global “OBSh, të ftuar ishin profesionistë të shëndetit mendor, përfaqësues të sektorit qeveritarë dhe jo qeveritar./teve1.info/