TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MSH-ja me vendim për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta

by teve1
8 muaj ago
2
A A
MSH-ja me vendim për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta.

Sipas MSH-së, vendimi i cili vjen në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, hyn në fuqi prej datës 11 dhe vlen deri më 15 gusht.

“Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 11 – 15 gusht 2025. Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, thuhet në njoftim.

MSH-ja ka rekomanduar që të shmanget puna në ambient të jashtëm prej orës 11:00–16:00, gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në 16:00, ndërsa personat me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë në ditë, nëse në vendin e punës nuk plotësohen kushtet.

Po ashtu është rekomanduar edhe që të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë, përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia, të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura, të vendosen pika freskimi (përdorimi i çadrave të lëvizshme dhe materialeve tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë te ftoftë për punëtorët, si dhe të shpërndahen informacione për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia.

“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, theksohet në njoftim.

Tags: Ministria e ShendetesiseTemperaturat e lartavendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën e luftës

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

Tyson Fury kthehet nga pensionimi, bokson të shtunën

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

​Protesta në Pejë: E turpshme ta mbrojmë UÇK-në nga shqiptarët

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’iu bashkuar kampionatit amerikan

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shtretërit në emergjencë, përplasen ministri Vitia dhe deputetja Kadrijaj

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama njofton për gjobën e shqiptuar ndaj investitorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën