TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MSH: Ende nuk ka ndonjë rast të dyshimtë për lijën e majmunëve

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
MSH: Ende nuk ka ndonjë rast të dyshimtë për lijën e majmunëve

Ministria e Shendetesise

Përmes njoftimit, MSH bëri të ditur se nga IKSHPK janë njoftuar se ende nuk është raportuar ndonjë rast i dyshimtë në Kosovë lidhur me këtë sëmundje.

“Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani. IKSHPK njofton se në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket Lisë së Majmunëve”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, Ministria thotë se vaksina për një sëmundje të tillë ende nuk është e disponueshme dhe në botë ekziston vetëm vaksina kundër Variola Vera.

Po ashtu, MSH ka listuar edhe disa informacione lidhur me lijën e majmunëve.

“Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae; Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera; Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore; Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6”.

“Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin; Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati; Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda; Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve; Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve”, njofton ndër tjerash Ministria./teve1.info/

Tags: Instituti Kombetar i Shendetesise PublikeLija e majmuneveMinistria e Shendetesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën