TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

MPJD: Serbia po përpiqet të ushtrojë presion ndaj Sudanit pas njohjes së Kosovës

nga tëvë1
5 muaj më parë
1
A A
Skepticizëm për suksesin e strategjisë së MPJD-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës e ka quajtu shkelje të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, reagimi e Serbisë pas njohjes që Sudani i bëri Kosovës.
Në një deklaratë të kësja ministrie ndër të tjera thuhet se reagimi i Serbisë paraqet përpjekje për të ushtruar presion ndaj Sudanit.

“Kjo paraqet një përpjekje të papranueshme për të ushtruar presion ndaj qeverisë sovrane të Sudanit, duke cenuar të drejtën legjitime të këtij shteti për të marrë vendime të pavarura në kuadër të politikës së jashtme”, thuhet nga MPJD.

Deklarata e plotë:

Republika e Kosovës, si një avokuese e palëkundur e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dënon fuqishëm deklaratën e djeshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani. Kjo deklaratë përbën një shkelje të qartë dhe të papranueshme të detyrimeve të Serbisë sipas Marrëveshjes së Brukselit të lehtësuar nga BE-ja në shkurt 2023 dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit të marsit 2023. Më tej, kjo paraqet një përpjekje të papranueshme për të ushtruar presion ndaj qeverisë sovrane të Sudanit, duke cenuar të drejtën legjitime të këtij shteti për të marrë vendime të pavarura në kuadër të politikës së jashtme.

Veprimet e Serbisë drejtpërdrejt bien ndesh me dispozitat kyçe të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Neni 1 i Marrëveshjes së Brukselit obligon të dy palët të “zhvillojnë marrëdhënie normale, fqinjësore të mira me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta.” Duke kundërshtuar vendimin sovran të Sudanit për të njohur Kosovën, Serbia jo vetëm që dështon të përmbushë këtë obligim, por aktivisht punon për të penguar angazhimin ndërkombëtar të Kosovës.

Për më tepër, Neni 4 i Marrëveshjes së Brukselit përcakton qartë se Serbia “nuk do ta bllokojë dhe as nuk do t’i inkurajojë të tjerët të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.” Aneksi i Ohrit e rithekson këtë dispozitë, duke nënvizuar detyrimin e Serbisë për të shmangur veprimet që pengojnë avancimin ndërkombëtar të Kosovës. Reagimi i Serbisë ndaj njohjes nga Sudani përbën shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre obligimeve dhe synon të ndalë përparimin e Kosovës drejt integrimit në komunitetin global.

Ky nuk është një rast i izoluar. Fushata e vazhdueshme e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tashmë është cilësuar nga Bashkimi Evropian si shkelje e Marrëveshjes së Brukselit, siç është reflektuar në deklaratat publike të kohës se fundit pas votës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në prill 2023. Zgjerimi i kësaj fushate në kontestimin e njohjeve bilaterale si ajo nga Sudani zbulon sërish që Serbia përdor një strategji të qëllimshme për të minuar shtetësinë e Kosovës dhe ka një mospërfillje të vazhdueshme ndaj parimeve të dialogut konstruktiv dhe stabilitetit rajonal.

Vendimi i Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës është politikisht i përgjegjshëm, historikisht i justifikuar dhe ligjërisht i qëndrueshëm, në përputhje me Mendimin Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010, i cili konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Kjo njohje pasqyron konsensusin në rritje global për shtetësinë e Kosovës, me mbi 116 shtete që tashmë qëndrojnë në solidaritet me sovranitetin tonë.

Përpjekja e Serbisë për të diskredituar vendimin sovran të Sudanit është jo vetëm shkelje e angazhimeve të saj në kuadër të dialogut, por edhe një fyerje ndaj sovranitetit të Sudanit dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Republika e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë ndaj qeverisë dhe popullit të Sudanit për qëndrimin e tyre parimor. Ne presim me padurim të vendosim marrëdhënie diplomatike dhe të eksplorojmë mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, të mbështetura në respekt dhe vlera të përbashkëta.

Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të adresojnë shkeljet e vazhdueshme të Serbisë dhe të sigurojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Refuzimi i Serbisë për t’i nënshkruar formalisht këto marrëveshje, i shoqëruar me deklaratat publike të vazhdueshme që mohojnë vlefshmërinë e tyre juridike ka mundësuar një model të vazhdueshëm moszbatimi. Kosova ka paralajmëruar prej kohësh për këtë rrezik dhe ka kërkuar vazhdimisht mekanizma formalë për të siguruar llogaridhënien.

Për më tepër, këto shkelje janë pjesë e një modeli më të gjerë dhe më shqetësues të sjelljes destabilizuese. Akti i agresionit në Banjskë në shtator 2023, i cili rezultoi me vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe sulmit kinetik ndaj infrastrukturës kritike në kanalin Ibër-Lepenc në nëntor 2024, ishin akte të qëllimshme për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin. Këto veprime minojnë themelin e procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht këtyre sfidave, Republika e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ndaj sigurimit të vendit të saj të merituar në bashkësinë ndërkombëtare si një partnere sovrane, e pavarur dhe e barabartë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të përmbushë obligimet e saj, të respektojë sovranitetin e shteteve të tjera dhe të ndalë të gjitha veprimet që pengojnë paqen, normalizimin dhe stabilitetin afatgjatë rajonal.

Së fundi, i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe aktorëve ndërkombëtarë që të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes, me qëllim të garantimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit nga Serbia, duke ndërtuar një proces dialogu që çon drejt njohjes së ndërsjellë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X