Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, nga MPJD-ja.
“Sot në Objektin Qendrorë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika GËRVALLA- SCHËARZ dhe Drejtorit të AKI-së z. Petrit AJETI”, thuhet në njoftim.
Sipas MPJD-së, ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor. /teve1.info/







