Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të jetë një javë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave.
Sipas institutit, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.