Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të sillen prej 3 deri 6°C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 16 deri 19°C.
“Era do të fryjë nga veripërendimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.







