Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe riga të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë.







