Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, reshje me të theksuara parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera parashihen me më pak reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.