Sipas tyre, temperaturat minimale pritet të lëvizin deri në -8 gradë celsius, ndërsa maksimalet deri në 3 gradë celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet në paralajmërimin e IHK-së.
Ndërkaq, të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius”, shton IHK-ja.







