Sipas njoftimit, në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.
“Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.