TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Moti i keq përfshin Shqipërinë, Durrësi dhe Lezha më të prekurit

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Moti i keq përfshin Shqipërinë,  Durrësi dhe Lezha më të prekurit

Përmbytje rrugësh dhe rënie inertesh janë shkaktuar nga reshjet e shiut që kanë përfshirë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Durrës

Në qytetin e Durrësit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë, disa rrugë dhe lagje janë përmbytur, duke e bërë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve. Situata ka sjellë pezullimin e përkohshëm të punës në Portin e Durrësit, si dhe mbylljen e shkollave për arsye sigurie. Për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të rrezikshme, janë mbyllur edhe aktivitetet tregtare në disa zona të qytetit.

Sakaq në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Për pasojë policia ka devijuar lëvizjen për automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Lezhë

Probleme të shumta janë shkaktuar edhe në qytetin e Lezhës. Si pasojë e prurjeve të larta, rrjeti i kanalizimeve nuk ka arritur t’i përballojë ato, duke sjellë përmbytje në lagjen “Besëlidhja”. Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve.

Ndërkohë, për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë.

Po ashtu, raportohet një rritje e ndjeshme e prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër, të cilët ndodhen në kuota kritike, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën nga afër.

Malësi e Madhe

Fshati Kamicë, në Malësi të Madhe, është izoluar nga prurjet e shumta të Perroit të Thatë, i cili ka dalë nga shtrati. Në aksin Bogë–Theth, gjatë natës ka pasur sërish reshje bore.

Kukës

Në qarkun e Kukësit, akset rrugore nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve, por të gjitha janë të qarkullueshme. Furnizimi me energji elektrike në Qarkun Kukës kryhet normalisht, me përjashtim të 16 abonentëve në Njësinë Administrative Tropojë e Vjetër, Bashkia Tropojë, ku vijon ndërprerja e energjisë. Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm realizohet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Fier

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkime elektrike kanë përfshirë gjithë territorin e qarkut të Fierit prej orëve të para të mëngjesit duke detyruar ekipet e emergjencave civile të qëndrojnë në gatishmëri. Nga monitorimi në terren i niveleve të lumenjve niveli i këtyre të fundit është në kuota normale. Por gjendja e alarmit vazhdon pasi prurjet e lumenjve pritet të shtohen gjatë ditës së sotme.

Mallakastër

Në Mallakastër tre fshatra janë pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjet dhe po punohet për riparimin e tyre. Defekte në rrjetin e energjisë kanë ndodhur edhe në bashkitë e tjera të qarkut por ekipet e OSHEE i kanë riparuar në kohë të shkurtër.

Nga subjektet kontraktore ka vijuar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nacionale në segmentet ku janë shfaqur problematika.

Në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, për shkak të rënies së inerteve nga shpatet malore, rruga është e qarkullueshme vetëm me një kalim. Sipas të dhënave zyrtare, lumenjtë Vjosa dhe Drino paraqiten në nivele normale dhe nuk ka rrezik për përmbytje. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun Gjirokastër, ndërsa nga bashkitë e tjera nuk raportohen situata emergjente.

Policia e Shtetit dhe firma kontraktore e mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor ndodhen në vendngjarje.

Sakaq, Policia e Shettit u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Deputetja britanike: E gabuar që SHBA-ja e BE-ja vendosën të kritikonin Kosovën

Serbisë mund t’i shkurtohet fondet, Kearns: Brukseli po zgjohet

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën