Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira që do të sjellin shi e shkarkime rrufesh, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat pritet të sjellin shi e në disa zona edhe breshër.
Do të ketë ulje të temperaturave.
Ndërsa të mërkurën do të jetë mot i vranët e me riga të izoluara shiu.
Të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe i freskët. Edhe të premten do të jetë mot relativisht i qetë.
“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, thuhet nga Instituti.