TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mot tipik vjeshtor gjatë javës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vjeshta nis këtë javë me temperatura të ulta

Java e ardhshme parashihet të jetë tipike vjeshtore pasi në fushat termike do të ketë rënie të dukshme. Vranësirat do të jenë kryesisht të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, ndërsa presioni atmosferik do të ketë luhatje të lehta duke i ruajtur vlerat e normales.

Nuk përjashtohen mundësitë që të krijohet edhe mjegulla në shumë zona, pasi ndryshimi i grafikut termik do të mundësojë formimin e kësaj dukurie. Në viset me lartësi mbidetare mbi 1.100m parashihen edhe ngrica të dobëta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Të martën, moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Të enjten, do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta. Minimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Ditën e premte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të pësojnë zhvillime duke krijuar kushte për reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 10-12 Celsius.

Kushtet agrometeorologjike janë përmirësuar shumë pas reshjeve të fundit të cilat përfshinë gjithë territorin e Kosovës.

Sasitë e reshjeve të regjistruara në disa qendra të rrjetit meteorologjik të Kosovës ishin me sa vijon:

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13 metër për sekondë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Kolonët izraelitë i vënë flakën një shtëpie në Bregun Perëndimor, ndërsa fëmijët ndodheshin brenda

Kolonët izraelitë sulmojnë katër fshatra palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Edon Zhegrova nis ndeshjen nga fillimi për Juventusin

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën