Java e ardhshme parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperaturat do të mbeten pothuajse të njëjta me ato të javës që lamë pas.
Gjatë ditëve të mërkurë dhe të enjte pritet të ketë reshje të lehta shiu në disa zona.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, duke mos paraqitur ndikime të theksuara për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Po ashtu, kushtet agrometeorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Reshjet e parashikuara do të jenë të mirëseardhura për bujqësinë, duke ndihmuar në rritjen e lagështisë së tokës. Kjo periudhë është e përshtatshme për fermerët që të shpërndajnë plehun artificial në parcelat e tyre, sidomos për kulturat e grurit dhe ato pranverore.
Të hënën sipas IHMK-së moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 21°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Ditën e martë parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga 0°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 20°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
Kurse të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 14°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s.
Për ditën e enjte moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende p.arashihen kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.
Dita e fundit e javës do të jetë me motin më të nxehtë. Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7C, ndërsa maksimalet nga 17°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë nga jugperendimi me shpejtësi 1-3 m/s.