Instituti Hidrometeorologjik ka paraparë një javë dinamike, me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesa e parë e javës parashihet e paqëndrueshme.
Sipas institutit, të martën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve.
Parashihen riga shiu të përcjellura me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.