Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht ditën e premte.
“Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti. /teve1.info/







