TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mospajtime për kompensimin e orëve të mësimit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Ndërkohë, Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve janë shprehur kundër kompensimit të orëve sipas kalendarit të ri të MASHTI-t. Njohës të arsimit po vlerësojnë se kompensimi i orëve duhet të bëhet.

Kalendari i ri shkollor i publikuar nga Ministria e Arsimit, ka paraparë që kompensimi i orëve të bëhet edhe ditëve të shtuna, por se ky vendim i ministrisë po kundërshtohet nga Sindikata e Arsimit për të cilin po thonë se nuk është obligim ligjor por se nuk i pengojnë mësimdhënësit që duan të mbajnë mësim.

Sipas të dhënave nga terreni, të shtunën e kaluar mbi 80 për qind e nxënësve nuk kanë qenë pjesë e procesit mësimor. Ndërkaq, mësimdhënësit kanë respektuar vendimin e Ministrisë të Arsimit për kompensimin e orëve ditëve të shtuna. Kundër kompensimit është shprehur edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Jeton Demi, kryetar i këtij këshilli, i tha Radio Kosovës se janë kundër zëvendësimit, për arsye se po krijohet çrregullim komplet i planifikimit të jetës së fëmijëve dhe prindërve.

“Jemi kundër kompensimit të orëve ditëve të shtuna, pasi që komplet procesi normal i rregullimit të jetës së prindërve dhe fëmijëve të çrregullohet. Dhe krejt kjo të ndodhë për shkak të një greve që e kemi vlerësuar dhe e vlerësojmë të padrejtë e që ua mohon fëmijëve të drejtën elementare për edukim dhe arsimim publik”, ka thënë Demi.

Njohës i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, në një përgjigjeje për Radio Kosovën, tha se kompensimi i orëve është përgjegjësi institucionale. Shkollat duhet të kenë një autonomi për vendosjen e datave se kur duhet të bëhet kompensimi i orëve, tha Qehaja.

“Orët mësimore duhet të zëvendësohen. Një muaj i humbur, paraqet një përqindje të madhe të planprogramit të parealizuar. Prandaj, edhe është një përgjegjësi institucionale por edhe e secilit brenda komunitetit të shkollës që të garantojë shkollimin e nxënësve brenda kalendarit shkollor. Por ajo që ne shpresojmë shumë është që shkollat të kenë një autonomi për të përcaktuar datat dhe ditët që janë të përshtatshme për tërë komunitetin për të zëvendësuar procesin mësimor”, ka thënë Qehaja.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor./Radio Kosova/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën