Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi pas një aksidenti në trafik ka lindur një mosmarrëveshje mes tyre.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për teve1.info se për rastin janë njoftuar rreth orës 19:00.
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona. Aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ajo..