TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Moslëshimi i kuponëve në veri dhe qytete tjera, sfidë për ATK-në

nga tëvë1
23 Mars, 2024
0
A A
ATK me aksion ndaj 18 bizneseve për mbledhjen e borxheve

ATK

Administrata Tatimore e Kosovës pretendon se ka shtrirje në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe në katër komunat veriore, me qëllim siç thuhet të parandalimit të informalitetit. Megjithatë sfidë për ATK-në mbetet mos lëshimi i kuponëve fiskal nga disa biznese si në veri ashtu edhe në qytete tjera të vendit.

Gjatë këtyre muajve të parë të këtij viti, ATK ka shqiptuar mbi 500 gjoba ndaj bizneseve për mos lëshim të kuponëve fiskal. Sipas ATK-së, vlera e gjobave është rreth 190 mijë euro. Përveç kësaj, ATK ka evidentuar mbi gjashtë mijë punëtorë të pa deklaruar në tregun e Kosovës në vitin 2023.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, thotë se përkundër shumë ndëshkimeve, bizneset vazhdojnë të mos lëshojnë kuponë fiskal. Ndonëse, Murtezaj shprehet se ka rritje të të hyrave tatimore për çdo vit, që sipas tij kjo dëshmon se ka një rënie të informalitetit në përgjithësi.

“ATK-ja sikurse edhe të gjitha institucionet pretendojnë dhe kemi shtrirje në të gjithë territorin e vendit pa dallim të rajoneve. Zyrtarët tonë tatimor kanë shtrirje dhe bëjnë përpjekje ta monitorojnë gjithë ekonominë e vendit, me qëllim që të pamundësohet informaliteti. Vetë fakti i këtyre rritjeve kaq të larta të të hyrave tatimore dëshmon se ka një rënie të informalitetit sepse e dimë që gjatë këtyre viteve s’kemi pasur as rritje të normave tatimore. Po ashtu s’kemi pasur as lloje të reja tatimore, ndërsa rritja e të hyrës ka vazhduar të jetë më shumë se katër herë në raport me rritjen e GDP-së. Kjo dëshmon faktin që kemi rënie të informalitetit”, thotë Murtezaj.

Murtezaj potencon se mos lëshimi i kuponëve fiskal nga biznest nuk është sfidë vetëm në pjesën veriore, por edhe në kryeqytet e vende të tjera.

Ai thekson se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, përveç gjobave mandatare, parashihen masa ndëshkuese të tjera sipas të cilave, nëse një biznes brenda periudhës vjetore ndëshkohet tri herë për mos lëshim të kuponëve fiskal, i njëjti do të mbyllet për shtatë ditë. Derisa, ndëshkimi mund të shkojë me mbyllje të biznesit deri në 15 ditë.

Por, pavarësisht këtyre masave ndëshkuese, Murtezaj tregon se vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, ATK ka shqiptuar mbi 500 gjoba, në vlerë prej 190 mijë euro, për mos lëshim të kuponëve fiskal.

“Çështja e lëshimit dhe moslëshimit të kuponëve fiskal nuk është një sfidë vetëm në pjesën veriore është edhe këtu në Prishtinë. Vazhdojmë të kemi biznese të cilat përkundër shumë gjobave që marrin ose ndëshkimeve vazhdojnë të mos lëshojnë kuponë fiskal dhe mu për këtë ndryshimet e reja ligjore janë bërë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri mbi administrimin e procedurave tatimore nga 28 janari i këtij vitit. Përveç gjobave mandatare, tani parashihen edhe në rastet kur një tatimpagues i cili ndëshkohet brenda periudhës vjetore 3 herë në data ose ditë të ndryshme, ligji parasheh që të bëhet një mbyllje e biznesit në peridhë shtatë ditore. Gjatë këtyre dy muajve janë lëshuar rreth 500 gjobaa deri tash, në kuadër të tyre ka gjoba të cilat janë lëshuar për kuponë fiskal por ka edhe për lloje të tjera shkeljeve”, thekson Murtezaj.

Përveç këtyre, Murtezaj thekson se gjatë vitit 2023, ATK ka evidentuar mbi gjashtë mijë punëtorë të pa deklaruar në tregun e Kosovës, mbi dy mijë më shumë se gjatë vitit 2022.

“Vetëm nga të dhënat e këtyre dy viteve të fundit flasin që vitin 2022 kemi pasur mbi 4 mijë të tillë të identifikuar. Ndërsa vitin e kaluar, 2023-tën kemi mbi 6 mijë e 100 punëtorë të identifikuar të paformalizuar”, potencon ai.

Ndër të tjera, Murtezaj tregon se ATK ka shënuar progres të konsiderueshëm në rritjen e të hyrave vjetore, për çka thotë se në tri vitet e fundit shifrat janë ngritur në një mesatare përreth 20 për qind.

Ai thotë se vetëm gjatë këtyre dy muajve, janar-shkurt, janë mbledhur mbi 172 milionë euro, derisa shton se këto të arritura janë si rezultat i luftimit të informalitetit duke krijuar sistem të tillë i cili zvogëlon mundësitë e informalitetit ose shmangies tatimore./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Ministri Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Ministri Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, forcë dhe shpresë

Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

Kurti takon ambasadorin e Malit të Zi, theksohet rëndësia e diplomacisë kulturore

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Përmbytje në Afrikën e Jugut, humbin jetën 49 veta, përfshirë fëmijë

Përmbytje në Afrikën e Jugut, humbin jetën 49 veta, përfshirë fëmijë

Ministri Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Ministri Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Nora Gjakova në Komisionin e Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare

Ademi largohet nga Dinamo, drejt Hungarisë

Ademi ndahet me Dinamon

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, forcë dhe shpresë

Coman mbetet te Bayerni

Coman mbetet te Bayerni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X