TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Moskonstituimi i Kuvendit, Kusari- Lila: Një nga pasojat mund të jetë marrja e mandateve

nga TËVË 1
4 javë më parë
2
A A
​Moskonstituimi i Kuvendit, Kusari- Lila: Një nga pasojat mund të jetë marrja e mandateve

Kryetarja e Alternativës, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se nuk pret ndonjë rezultat as sot në përpjekjen e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se në mungesë të vullnetit politik, zgjidhja e vetme e mundshme është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

“Tani ose mund gjykata të sqarojë aktgjykimin e vet, të vijë me instruksione, me shpjegime shtesë, apo mund partitë mes vete të dakrodohen të konstituojnë kuvendin vetëm sa për të shpërndarë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, se zgjidhje tjetër këtë nuk po shoh, me këtë qasje që ekziston dhe mosbesimit të thelluar. Fatkeqësia në këtë proces përveç bllokadës, është e mosbesimit të thellë në çfarëdo procesi apo propozimi që ka ardhur nga ana jonë. Si GP kanë qenë disa propozime për dalje nga bllokada, por në vazhdimësi është insistuar se, asgjë nuk është e pranueshme, apo është shkelej kushtetuese me doemos. Prandaj, sot nuk kam ndonjë pritje që mund të ketë ndryshim, ose reflektim…Po vërehet se zero është vullneti i përfaqësueseve të deritashëm të opozitës për të ndryshuar këtë situatë”, ka thënë Kusari-Lila.

Duke komentuar interpretimet rreth aktgjykimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, Kusari-Lila theksoi se votimi është obligim kushtetues, jo opsional, dhe se asnjë formë e votimit nuk përjashton tjetrën.

“Përtej votimit që po e bëjmë në seancë, reflektim tjetër nuk po e di cili mundet me qenë për seancën konstituive për shkak se krejt çka pritet prej nesh si deputet të kuvendit është votimi. Nuk po kemi proces të votimit. Një e qartë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është se votimi në seancë konstituive është obligim kushtetuese, nuk është përzgjedhje. Në vazhdimësi është munduar t’i jepet përshtypja që Gjykata ka evidentuar shkelje, gjykata nuk ka evidentuar shkelje, ka treguar procedurën për konstituim të kuvendit, si dhe ka treguar që asnjëra formë e votimit nuk është e përjashtuar, apo nuk e mbivlerëson formën tjetër. Ne mund të dakrodohemi për votim të hapur, të mbyllur dhe prej fillimit kam insistuar publikisht që në rast se përfaqësuesit e partive opozitare nuk pajtohen me formën e votimit të fshehtë të marrin pjesë në votim dhe të rrezojnë komisionin, gjë që nuk e kanë bërë. Tash nuk e di cili është argumentimi pas 34 përpjekjeve për këtë komision, vazhdimisht argumentojnë të njëjtën”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila paralajmëroi se pasojat ligjore të kësaj situate mund të jenë të rënda, përfshirë mundësinë që të gjithë 120 deputetëve aktualë t’u merret mandati.

“Jemi të vetëdijshëm që pasojat juridike mund të pasojnë pas kalimit të këtij afati, nuk ka ndodhur ende që në një legjislaturë të merret mandati i gjithë deputetëve të kuvendit, por janë 120 deputetë të legjislaturës së nëntë, të cilëve të gjithëve mund të ju merret mandati, për të ju përcjellë pastaj me deputetë tjerë që janë në listë të gjitha partive politike. Kjo mund të jete njëra prej pasojave të mundshme”, ka përfunduar Kusari-Lila.

Deputetët mblidhen sërish sot, më 7 korrik, në një tentim të radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo është përpjekja e 43-të me radhë për ta bërë Kuvendin.

Vazhdimi i fundit i seancës u bë mbrëmjen e së shtunës, më 5 korrik, pasi gjatë ditës pati një alarm të rrejshëm për bombë.

Dështimet për konstituimin e Kuvendit po vazhdojnë edhe pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka obliguar deputetët që ta bëjnë Kuvendin më së largu deri më 26 korrik, shkruan KP.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, pas së cilës deputetët e zgjedhur janë betuar por nuk kanë arritur ende t’i formojnë trupat e legjislativit.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.

Deri më tash, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike – si përpjekje për ta zgjidhur ngërçin, por të gjitha të pasuksesshme.

Tags: Kuvendi i KosovesMimoza Kusari - LilaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Deputetët presin interpretimin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Auto Draft

Vazhdojnë punimet për urën mbi Ibër, Durmishi: E gatshme në shtator

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Presidenti i Kroacisë i bën thirrje qeverisë të ndërpresë tregtinë e armëve me Izraelin

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes një ndër temat në takimin e Kurtit me zyrtarin amerikan

Berisha largohet nga Molde

Berisha largohet nga Molde

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Gallapeni e nis me fitore te Lodzi

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Xhaka debuton me humbje te Sunderlandi, bartë shiritin e kapitenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X