TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Mos kandidimi i kryetarëve aktualë për zgjedhjet lokale, reformim apo përplasje e brendshme?

nga Tëvë1
4 javë më parë
6
A A
​Mos kandidimi i kryetarëve aktualë për zgjedhjet lokale, reformim apo përplasje e brendshme?

Tradicionalisht, partitë politike në Kosovë kanë ri-kandiduar kryetarët e komunave në zgjedhje lokale, por kësaj radhe, derisa lokalet po afrojnë, dy prej partive kryesore, PDK dhe LDK, nuk kanë ri-kandiduar disa prej kryetarëve aktualë në komunat që udhëheqin.

PDK nuk ka ri-kandiduar katër kryetarë aktualë: Bedri Hamzën në Mitrovicë të Jugut, Ramiz Lladrovcin në Drenas, Fadil Nurën në Skenderaj dhe Besim Ilazin në Kaçanik, ndërsa LDK-ja nuk ka ri-kandiduar kryetarin aktual të Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Reklamë

Këto zhvillime nga njohës të proceseve zgjedhore dhe analistë politikë shihen në dy këndvështrime – atë të përçarjeve të brendshme, si dhe tendencën për reformim dhe shtytjen e figurave të reja partiake para qytetarëve, shkruan KosovaPress.

Dy muaj para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, partitë politike kanë prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave.

Për analisten politike, Magbule Shkodra, praktika e kaluar ka qenë që kryetarët aktualë që përfundojnë mandatin, e partitë punën e tyre e konsiderojnë të suksesshme, atëherë të njëjtit ri-kandidohen.

Sipas saj, në rastin e Drenasit, ku PDK-ja nuk ri-kandidoi kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin, mirëpo Petrit Hajdarin, tregon për përçarje të madhe atje.

Lladrovci ka bërë të ditur se do të kandidojë si kandidat i pavarur në Drenas, pasi PDK-ja nuk e ri-kandidoi atë edhe për një mandat.

“Praktika e kaluar në partitë tona që garojnë edhe për zgjedhje lokale janë që zakonisht aty ku ka një kryetar që ka përfunduar mandatin dhe ai ka qenë i suksesshëm, ai ri-kandidohet. Nuk vjen në shprehje të bëhet një zëvendësim me ndonjë kandidat të ri. Kryesia e PDK-së ka vendosur që mos të ri-kandidojë Ramiz Lladrovcin. A ka bërë kryesia matje të opinionit në Drenas për të parë sesi qëndron përkrahja, për atë nuk e dimë. Shpresoj që vendimi i tyre të jetë i bazuar në ndonjë statistikë dhe të dhëna. Por, fakti që Ramiz Lladrovci reagoi dhe bëri të ditur se ai do të ri-kandidojë, tregon se brenda PDK-së ka përçarje. Nëse s’kishte reagim, do të ishte propozim strategjik i PDK-së për udhëheqjen e komunës. Po duket se ka përçarje brenda”, tha ajo.

Për hulumtuesin në KDI, Vullnet Bugaqku, në disa raste në PDK ku nuk janë ri-kandiduar kryetarët aktualë është vërejtur një lloj përplasjeje dhe mos dakordimi të brendshëm.

Megjithatë, ai thotë se në rastin e Burim Berishës në Fushë Kosovë, LDK-ja ka dashur të rifreskojë kandidaturën dhe të sjellë frymë të re, pasi i njëjti është kryetar i kësaj komune mbi katër mandate.

Sa i përket Mitrovicës, ai thotë se është vërejtur që kryetari aktual, Bedri Hamza, nuk ka pasur vullnet që të ri-kandidojë.

“Përveç rastit të komunës së Drenasit, ku vërehet qartë se ka një lloj përplasjeje dhe mos dakordimi të brendshëm të kryesisë dhe kryetarit, në raste të tjera, duke përfshirë edhe rastin e komunës së Fushë Kosovës, mendoj se LDK-ja e ka paraparë që të bëhet një lloj rifreskimi i kandidaturave, pasi kryetari aktual ka një kohë të gjatë që e mban këtë pozicion… Situata e njëjtë mund të jetë edhe për komunat e tjera kudo që ka pasur kësi lloj ndërrime të kandidaturave… Në rastin e Mitrovicës, ku vet kryetari aktual e ka vlerësuar që tani nuk është se ka vullnet dhe gatishmëri që të qëndrojë si kryetar. Në disa segmente mund të jetë edhe ky arsyetimi për shkak të demokratizimit dhe reformave, por në disa të tjera ka pasur edhe për shkak të përplasjeve dhe mosbindjes së disa kryetarëve karshi nivelit qendror të partisë”, deklaron Bugaqku.

Për politologun Artan Muhaxhiri, është logjike mos kandidimi i kryetarëve aktualë në katër komuna që udhëhiqen nga PDK-ja.

Sipas tij, këto lëvizje bëhen që përmes reformimit të tentojnë të sjellin figura të reja, por edhe ri-konfirmim i figurave të vjetra që kanë fuqi politike, siç është rasti i kandidimit të Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt.

“Janë logjike këto lëvizjet e partive që me anë të një reformimi të tentojnë që të sjellin figura të reja, ashtu që nesër këto figura të vendosen në nivel qendror dhe të rivalizojnë Lëvizjen Vetëvendosje. Është një tentim që të ndryshohet edhe brendi i PDK-së dhe të bëhet një lloj reformimi, pasi me këtë qasje nuk ka shumë gjasa që të ketë ndryshime të mëdha”, thekson Muhaxhiri.

PDK në vend të kryetarëve aktualë ka kandiduar Petrit Hajdarin për kryetar të Drenasit, Sami Lushtakun – Skenderaj, Arian Tahirin – Mitrovicë e Jugut, Sabedin Vishin – Kaçanik. Ndërkaq, LDK-ja ka kandiduar Besnik Osmanin për kryetar të Fushë Kosovës.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje në katër komunat që udhëheq që katër vjet – Podujevë, Gjilan, Shtime, Kamenicë – ka kandiduar kryetarët aktualë.

Po ashtu edhe AAK-ja ka kandiduar të gjithë kryetarët aktualë që veçse ka pushtetin në Deçan, Gjakovë, Suharekë, Rahovec dhe Klinë. Zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.

 

Tags: KosoveTeve1zgjedhjet lokale
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Lushtaku: S’ramë në grackën e Kurtit, e votuam Bashën pasi dhamë fjalën

Lushtaku: S’ramë në grackën e Kurtit, e votuam Bashën pasi dhamë fjalën

Kosova e Shqipëria edhe këtë vit do të mbajnë mbledhje të përbashkëta

Thaçi: Kurti e Rama s’kanë asnjë ndikim në Maqedoninë e Veriut

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Lushtaku: Vetëvendosje dëshiron zgjedhje, nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Lushtaku: S’ramë në grackën e Kurtit, e votuam Bashën pasi dhamë fjalën

Lushtaku: S’ramë në grackën e Kurtit, e votuam Bashën pasi dhamë fjalën

“InfoNata” 27.08.2025

“InfoNata” 27.08.2025

Kosova e Shqipëria edhe këtë vit do të mbajnë mbledhje të përbashkëta

Thaçi: Kurti e Rama s’kanë asnjë ndikim në Maqedoninë e Veriut

“Ditari” 27.08.2025

“Ditari” 27.08.2025

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

Thaçi: Gjendja e shqiptarëve në RMV e keqe, VLEN po legjitimon politikat nacionaliste të Mickoskit

“Këndi Debatit” 27.08.2025

“Këndi Debatit” 27.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X