TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mos debatoni me të paditurit – këto tri fjali ju nxjerrin gjithmonë fitues

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Mos debatoni me të paditurit – këto tri fjali ju nxjerrin gjithmonë fitues

Nëpërmjet komunikimit të gabuar, ne shpeshherë i japim pushtet manipuluesit, por me këto tri fjali kurrë nuk do të jemi më viktima të tyre

Një person manipulues është si një profesionist i trajnuar, me të nuk është e këshillueshme të hyni në diskutime.

“Mos u debato me njerëz të paditur, ata do të të zbresin në nivelin e tyre, e pastaj do të të mposhtin me përvojë” – janë fjalët e Mark Twain-it që secili duhet t’i ketë parasysh para se të hyjë në çfarëdo debati.

Kur në një debat humbasim qetësinë, në atë moment jemi të mposhtur dhe të manipuluar.

Nëse ndodh të përballeni me një manipulator, ose jeni të detyruar të debatoni me të, këto 3 fjali do t’ju ndihmojnë të ruani qetësinë, transmeton Telegrafi.

  1. Më vjen keq që ndihesh kështu

Kur manipulatori bëhet i ashpër, nuk përmbahet nga fjalët fyese, bërtet apo kërcënon (“Ti je fajtor, e di pse e the këtë…”), përgjigjja “Më vjen keq që ndihesh kështu” tregon se ju e pranoni se ai ndjehet keq, por në të njëjtën kohë ia bëni të qartë se ndjenjat e tij janë përgjegjësia e tij, jo e juaja.

Manipulatori kërkon të provokojë reagimin tuaj të tepërt dhe të ushqehet me të. Kjo fjali është përgjigje e qetë dhe kulturuar, pa i dhënë karburant sulmit të tij.

  1. Unë mund të pranoj mendimin tënd të gabuar për mua

Kjo fjali ndërpret menjëherë debatin që shkon në drejtim të dëmshëm për ju. Me të i tregoni se mendimi i tij është çështje e tij dhe nuk ka të bëjë me vlerën tuaj.

Secili prej nesh e di kush është dhe çfarë ka thënë ose bërë, mendimi i manipulatorit është vetëm i tij. Kështu tregoni respekt për të, por pa pranuar që mendimi i tij të ndikojë mbi ju.

Vlera jonë nuk përcaktohet nga mendimet e të tjerëve – kjo fjali ia bën të qartë edhe bashkëbiseduesit.

  1. Zemërimi yt është përgjegjësia jote

Manipulatorët shpesh i nuhasin dhe i synojnë personat empatikë dhe të ndjeshëm, ata janë preja më e lehtë. Me shpërthimet e tyre, manipulatorët përpiqen të marrin kontrollin mbi ju. Por në momentin kur kuptoni se zemërimi i tij është çështje e tij dhe jo e juaja, ju çliroheni.

Nëse refuzoni të hyni në debat me manipulatorin, ju jeni ai që del fitues.

Mbani mend! Komunikimi i gabuar shpesh ia jep pushtetin manipulatorit, por me këto 3 fjali nuk do të jeni më kurrë viktima e tyre./telegrafi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetet evropiane ku hahet më mirë

Qytetet evropiane ku hahet më mirë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Gjërat që duhet të filloni t’i bëni pas të tridhjetave

Gjërat që duhet të filloni t’i bëni pas të tridhjetave

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën